AFET BEADINI Imam-Aktiv
Numri i postimeve : 202 Data e regjistrimit : 15/04/2010 Mosha : 47 Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR
| Titulli: Er-Razi, shkencëtari musliman që dha diagnozën për linë dhe fruthin Thu 14 Apr 2011 - 16:11 | |
| Muhamed ibn Zekerija Er-Razi ishte mjeku i parë në histori që përshkroi me hollësi simptomat e lisë dhe të fruthit në bazë të ekzaminimit klinik dhe ishte, gjithashtu, i pari që bëri dallimin midis këtyre dy sëmundjeve, duke vendosur atë që tani quhet diagnozë diferenciale. Kjo ishte shumë e qartë në veprën e tij “Libri për linë dhe fruthin”. Një dorëshkrim i këtij libri gjendet sot në librarinë e Univerzitetit të Leidenit në Hollandë, nën numrin 761. Libri përbëhet nga 14 kapituj, ndërsa kapitulli i tretë i këtij libri konsiderohet si më i rëndësishme dhe titullohet “Kapitulli lidhur me simptomat që tregojnë rëndimin e lisë dhe të fruthit”. Ky libër i shkruar në arabisht fitoi një popullaritet të madh në Evropë, pasi që u përkthye disa herë në gjuhën latine dhe në gjuhë të tjera evropiane, duke përfshirë gjuhën frënge, angleze dhe gjermane. Sipas Honkas, libri u botua në Evropë dyzet herë mes viteve 1498 dhe 1866. Mirëpo, interesi për këtë libër u shtua sidomos gjatë shekullit XVIII, në një kohë kur kishte shumë interes për vaksinim ndaj lisë. | |
|