Albana... Antar-aktiv
Numri i postimeve : 167 Data e regjistrimit : 19/02/2012 Mosha : 29 Nacionaliteti-Sheti : Prizren :)
| Titulli: Musliman per nje muaj ! Sun 26 Feb 2012 - 11:57 | |
| Një organizatë sociale turke, sapo ka nisur të organizojë udhëtime drejt Turqisë për jomyslimanët, për t'i prezantuar me një shoqëri myslimane, nën moton “Mysliman për një muaj” Organizata synon që t’i prezantojë jomyslimanët me islamin e vërtetë, larg imazhit negativ të krijuar nga mediat. Sipas programit, vizitorët do të agjërojnë një ditë të vetme dhe do të çelin iftar në një familje mikpritëse turke. Veç kësaj, vizitorët do të dëgjojnë ligjërata fetare që do u mbahen nga hoxhallarët. Amerikania Barbara Taylor, thotë se miqtë e saj e konsideruan të çmendur kur pranoi të marrë pjesë në këtë program dhe i thanë:”Si vallë po shkon në kampin e armiqve?!” Ajo shtoi se njerëz të tillë e konsiderojnë çdo person që ka lidhje me islamin si terrorist, duke theksuar se islamofobia është përhapur në masë. Ndër të tjera, ajo tregoi se ka kohë që është e interesuar për Turqinë dhe se ekzistojnë keqkuptime në shoqërinë e saj lidhur me Islamin, fenë e dytë më të madhe në botë. Sakaq, britaniku Terry Gold Smith tha se një nga shkaqet e pjesëmarrjes në këtë udhëtim, është ekzistenca e një numri të madh myslimanësh në lagjen ku banon dhe që për fat të keq, di shumë pak rreth jetës dhe fesë së tyre. Ai u shpreh se kërkonte të dijë më shumë mbi fenë dhe kulturën e myslimanëve. Sipas drejtorit të programit në fjalë, Ahmed Muharrem, ekzistojnë disa rrugë për tu prezantuar me jetën e myslimanëve, siç janë gazetat, televizioni etj… Por sipas tij, rruga e vetme për tu njohur me jetën që bën një shoqëri myslimane në formën e saj më të plotë dhe reale, është “Eja dhe jeto në një shoqëri myslimane”, qoftë dhe për një muaj. Vetëm duke jetuar me njerëz të një kulture tjetër do i njohësh vlerat dhe traditat e tyre....unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!”. Es selamu Alejkum !! | |
|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Musliman per nje muaj ! Sun 26 Feb 2012 - 12:27 | |
| Allahu ju shpërbelft për këtë lajm si dhe Allahu i shpërbleft dhe i Lartësoft e ndihmoft nism6tarët e kësaj iniciative madhështore.Dhe le të jetë një grup prej jush q0δ thëret në të mir0δ dhe ndlaoft nga e keqja (Kur`an)
| |
|