Gjermania
ka vendosur ta dëboj Dr. Bilal Philipsin, i cili ishte i ftuar në
tubimin e Pierre Vogelit, për shkak të qëndrimit të tij ku thotë se
homoseksualët duhet të dënohen me vdekje.
Gjatë fjalimit të tij, ai, siç thonë dëshmitarët, aspak nuk foli për
homoseksualizmin. Tema ishte “Mbrojtja e Islamit, fesë së keqkuptuar”.
Megjithatë, ai është dëbuar për shkak të qëndrimit të tij për
homoseksualizmin, të cilin e ka publikuan në faqen e tij, ku ai, këtë
sëmundje e shpall të “shëmtuar dhe të dëmshme për shoqërinë”.
Ligji gjerman lejon dëbimin e vizitorëve të cilët “nxisin urrejtje ndaj një pjese të popullsisë”.
Philips ka të drejtë të ankohet për vendimin, mirëpo vetëm prej
ndonjë vendi tjetër. Nëse nuk e lëshon vendin brenda tre ditëve, mund të
arrestohet.
(Breziiri)