Autoritetet
turke kanë vendosur zyrtarisht ta largojnë ambasadorin sirian nga
Ankaraja vetëm disa orë pas një sulmi të pasuksesshëm ndaj kryeministrit
turk Rexhep Taip Erdogan nga persona të panjohur. Sulmi ndodhi gjatë
një tubimi të Partisë në pushtet, njoftojnë mediat.
Gazeta turke
“Cedar”, ka botuar lajmin, se autoritetet turke
kanë marrë një hap të tillë për shkak të vrasjes së civilëve nga ana e
forcave të armatosura të presidentit sirian Bashar Asad
Burime tjera turke shkojnë shumë larg duke thënë se Siria mund të
qëndroj pas sulmit ndaj konvojit të kryeministrit turk, për shkak se dy
ditë para sulmit, Erdogan publikisht kundërshtoi presidentin sirian.
Mirëpo autoritetet siriane kanë hedhur poshtë lajmin nga gazeta në
fjalë.