I SËMURI
1-Vlera e vizitës së tij:
Vizitori çdo hap që e bën derisa të arrijë tek i sëmuri është sikurse të ec nëpër xhenet,e kur të ulët tek ai e mbulon mëshira e Allahut,luten për të shtatëdhjetë mijë engjëj gjer në mbrëmje,nëse e viziton në mëngjes apo në të kundërtën.Gjithashtu lutet për të një engjëll i veçantë dhe thotë:“Punove punë të mirë,u zbukurua ecja jote dhe ndërtove një shtëpi në xhenet“.
2-Lutjet e preferuara tek ai.
„InshaAllah është sëmundje e lehtë dhe pastrim për ty“, gjithashtu preferohet duaja:“Eselullahe el-adhim rabul arshil adhim en jeshfike“ që do të thotë: „E lus Allahun e Madhërishëm, Zotin e Arshit të shërojë.“E thotë shtatë herë.
3-Optimizmi për shërimin e sëmurit dhe këtë ta ndien edhe ai.
4-Është prej edukatës së mirë,e gjithashtu edhe shpërblehesh nëse i viziton edhe të sëmurët tjerë që janë në një dhomë me te afërmin tënd të sëmurë,vepër të cilën shumëkush e ka lënë pas dorë.
5-Mosdhënia ushqim të sëmurit pa dëshirën e tij.
6-Shumë njerëz mendojnë se sëmundja i godet vetëm njerëzit e këqij,e nëse e godet ndonjë person të mirë thonë: „Si e goditi filanin kjo gjë“,apo“kjo gjë nuk i takon filanit“ .
Kjo fjalë përmban dy gabime kryesore:
E para: Edukata jote e keqe me Allahun,sepse kjo shprehje tregon pakënaqësinë e robit me caktimin e Allahut.
E dyta: Sëmundja nuk është gjithmonë dënim,por ajo gjithashtu është hair dhe ngritje e gradëve të robit tek Allahu, sepse sëmundjet ndahen në disa lloje:
-Mund të jetë falje e mëkatëve të njeriut
-Mund të jetë ngritje e gradës së tij tek Allahu
-Gjithashtu , mund të jetë dënim por kjo i ndodhë vetëm mëkatarit.
E Allahu është më i dituri dhe më i urti.