Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, arrin në Kajro për të takuar udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit.
Vizita e tij vjen rreth shtatë muaj pasi protestat anti-qeveritare
çuan në përmbysjen e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, raporton
REL.
Kajro është ndalesa e parë e turneut të Erdoganit në vendet e Pranverës Arabe, i cili përfshin edhe Tunizinë e Libinë.
Në Kajro, deri më 15 shtator, gjendet edhe një delegacion i
Ministrisë së jashtme të Kosovës, i kryesuar nga kryediplomati Enver
Hoxhaj, dhe sipas burimeve, ka mundësi që gjatë këtyre ditëve, të
takohen në kryqytetin egjiptas Hoxhaj me Erdogan.