Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas, tha se qeveria palestineze ka marrë të gjitha masat dhe procedurat për të siguruar vizitën e udhëheqësit politik te Hamasit Halid Mishal në Gaza. Vizita e Mishal bëhet për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të 25 te aktivitetit të lëvizjes, të shtunën e ardhshme.
Shoqërues te Mishalit do te jenë nje delegacion i nivelit të lartë palestinez, si dhe të ftuar tjerë nga shtetet arabe dhe të huaj që priten për të marrë pjesë në festimet e Hamasit.
Nga ana tjetër Gazan e kan vizituar në javët e fundit delegacioneve te ndryshme zyrtare ndërkombëtare si nga bota arabe, ashtu edhe nga Evropa, te cilet kanë parë nga afër shkatërrimet e luftës së fundit në Rripin e Gazës.
Shumë prej tyre kanë ndryshuar qendrimin në lidhje me Gazan dhe Palestinën, dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve ishte edhe rezultati i votimeve te fundit ne OKB.
Zëdhënësi i Hamasit theksoi dëshirën e Hamasit për përfundimin e perqarjes si dhe te arritjes se pajtimit dhe unitetit te popullit palestinez, dhe fraksioneve të rezistencës në prijoritet të qeshtjes palestineze.
/Mesazhi/