Qeveria palestineze e Hamasit në Rripin e Gazës për herë të parë si zëdhënëse të saj zgjedh një grua. Hamasi ka angazhuar Isra Alomdolal si zëdhënëse në Rripin e Gazës, ndërsa analistët thonë se kjo është pjesë e përpjekjeve afatgjate të Organizatës, që qytetarëve të saj dhe botës t’u tregoj për ndryshime në politikën e saj.
Isra Almodolal 23 vjeçare, e cila e flet rrjedhshëm anglishten, e mori vendin i cili më parë ishte i siguruar vetëm për meshkuj. Ajo do të jetë përgjegjëse për komunikimin e Hamasit me mediat ndërkombëtare.
Ndryshimet në politikën e Hamasit filluan para gjashtë muajve kur në krye të zyrës për media erdhi Ihab Gusein.
Ai angazhoi njerëz të tij, hapi një faqe të re për qeverinë në internet, filloi përdorimin e gjerë të rrjeteve sociale dhe organizmin e seminareve.
Gusein potencoi se angazhimi i Isres është një përpjekje e “hapjes më të madhe me perëndimin”.
Sipas fjalëve të tij, një numër i madh i grave kanë konkuruar për funksionin e zëdhënëses.
“Gratë janë partnere në shoqërinë tonë”, tha Gusein.