Ju mund të thoni se jetoni të lumtur, por sapo përmendet fjala lumturi juve ju çrregullohen emocionet. Pak janë nga njerëzit që japin ndonjë definicion të qartë dhe shumë përfshirës , sepse gati të gjitha teoritë për lumturin mbesin abstrakte dhe jashtëtokësore. Porse lumturia s'është tjetër veç se emocioni që ndihet gjatë përpjekjeve për ta arritur lumturin. Tani mos nxitoni të klasifikoni artikullin të tillë apo të atillë, por jepni vetës rast ta lexoni deri në fund.
Edhe ju si unë mund të keni dëgjuar zëra në lidhje me muajin e shenjtë të ramazanit që tani siç dihet figuron në kalendar në një kohë shumë të nxehtë vere, Burra, gra - persona moshë rritur flasin me frikë për agjërimin e muajit të shenjtë të ramazanit : ' sivjet s'di a do të mundemi me agjëruar' - ' valla kanë thanë se sivjet do të jetë shumë nxehtë s'di qysh do t'ia bëjmë' .
Të ndershëm besimtarë, cila nga gjërat e vlefshme arrihet lehtë dhe pa mundë, e çka mund të themi për Parajsën e Zotit, pse a nuk duhet të derdhim djersë edhe ne siç bënin gjeneratat e hershme.
Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë: 'Agjëroni një ditë të nxehtë në këtë botë, për një ditë kur nxehtësia do të jetë e shumë e nxehtë'
Tani ata që kanë thënë dhe menduar me frikë për ramazanin, le të ulin kokën poshtë, le ti kthehen brendësisë së tyre ta dëgjojnë tek i thërret për pendesë. Në përpjekje për të fituar faljen e Zotit le ti bashkohen fushatës : ' Thoni jo panikut të jo-burrave dhe kukatjeve grash - Lutuni : O Krijues Suprem mundësona ta arrijmë muajin e shenjt të ramazanit e në të Parajsën Firdews
Eh Parajsa.....
O Zot i Madh, O Krijues Suprem të lutem unë i vogëli, krijesa e dobët e çdo herë më e dobët. Të lutem o Allah të ma mundësosh ta arrijë vapën e gushtit, e ta freskoj zemrën time të ndezur flakë me freskinë e muajit të shenjtë të Ramazanit.
E në të ta shkrijë dëshpërimin që na ofroj jeta për kaq pak kohë nga ndarja me ty .
E të notoj në detin e shpërblimeve që ofron ky muaj.
Ta ndjej edhe një herë shijen e humbur të jetës, gjallërinë e ditëve të këtij muaji të shenjtë, të iftarëve plotë hare, teravive me gumëzhim të fëmijëve dhe namaze të natës aty ku zemra rrah edhe jeta e koka jonë notojnë në kërkim të faljes dhe të kënaqësisë së ALLAHUT, MË TË MADHIT, Krijuesit, Furnizuesit, Zotit tim. AMIN INNSHALLA..!