Mik i dashur shih diellin, shih tokën, shih ujin,
por parapa mos shih asnjë herë. Nuk është shumë e rëndësishme të shikosh
kush po vjen apo kush nuk po vjen. Mos harro kurrë se rruga ose
rrugëtari mund të ndryshojë por destinacioni asnjë herë nuk ndryshon.
Mos harro edhe thënien e Abdull-llah in Mesudit: “ Xhemat i vërtetë
është ai që ndjek rrugën e drejtë, ky qoftë edhe një njeri i vetëm”.
Mos u mundo ta njihesh rrugën duke parë rrugëtarin
por njih rrugëtarin duke parë rrugën. Sipas rrugës që ndjek rrugëtari
jep dhe vendimin për të. Mos u frikëso nuk është e tmerrshme ose e
frikshme nëse rruga është pa rrugëtar, e tmerrshme dhe e frikshme është
nëse rrugëtari është pa rrugë pra i pa udhëzuar. Sepse i pa udhëzuari
është si budallai që nuk di nga të shkojë. Nëse na lejohet mund ti themi
sipas fjalës së urtë shkon si pula pa kokë.
Ki kujdes, ata që të thonë se rruga më e mirë është
ajo rrugë që ka pengesa më pak janë mashtrues të vetvetes dhe të
tjerëve. Ata janë më të frikshëm se shejtani i mallkuar. Ata janë nga
ata që u ka humbur diçka në errësirën e shtëpisë dhe e kërkojnë nën
dritën e llambës së rrugës. Mos harro se ata gjemba që të therin këmbën
janë lajmëtar për lulen që kërkon. Ata të cilët përdorin fjalën “ai që
do lulen duhet të duroj dhe gjembin” mos harro se nuk janë të dhënë
ashtu siç duhet në rrugën e duhur. Ti nuk duhet të pranosh që nëse dua
lulen duhet të duroj edhe gjembin jo siç duam lulen ashtu duhet të duam
edhe gjembin sepse gjembi është pjesë e asaj lule.
I dashur rruga është për tu udhëtuar, mos harro se me të udhëtuar nuk
mbaron por ata që e mbarojnë janë ata të cilët ecin në këtë rrugë. I
dashur në këtë rrugë do të shohësh nga ata që kanë nisur rrugën dhe janë
ndalur duke pushuar me mendim se kjo rrugë është e gjatë e të shkoj
duke pushuar tani po bëj një lojë bixhoz, fall, apo diçka tjetër. Do
shohësh nga ata që ndalen në rrugë dhe mundohen tu bëjnë pengesa
rrugëtarëve që janë duke ecur në këtë rrugë. Do shohësh nga ata që ecin
shumë shpejt dhe u mbaron forca e rezistimit pas 50m sikur ata që
vrapojnë në maratonën e kësaj bote. Do shohësh nga ata janë ndaluar në
mes të rrugës dhe merren me metafizik e me gjëra që nuk janë në
dispozitën e tyre. Do shohësh nga ata që ndalen dhe presin shpëtuesin me
kalë të bardhë duke parë nga agimi. Do shohësh nga ata që për shkak të
një gjembi që u ka therur këmben kthehen dhe mundohen të marrin hakun e
saje nëpër të tjerë. Mos harro se do shohësh edhe nga ata që shkojnë
deri në një vend të caktuar pastaj fillojnë ti nevrikosën udhëzuesit të
gabuar që kane ndjekur.
Ti vazhdo rrugën këto pamje mos të bëhen pengesë për ty. Ki kujdes mos
vendos në gjoksin tënd nuskë tjetër përveç besimit tënd të drejtë. Për
ty gjithmonë le të jenë Kur`ani hartë, Pejgamberi a.s udhëzues, mendja
busull, besimi pasuri, veprat ushqim, dashuria ujë, edukata karakter,
mëshira zakon, nderi dhe vetja emri yt. Rruga e vërtetë nuk është ajo që
shumica e njerëzve shkon por është ajo rrugë që shkon pakica pra ata të
cilët mendojnë me mendjen e shëndoshë.
Gjatë rrugës sa herë që të ndalohesh për pushim mos harro ndalo
gjithmonë në stacionin e autokritikës. Pendimi është një nga
autokritikat që mund të bësh më shumë se të tjerat. Ai që i kërkon
llogari vetes shpëton nga llogaria që do i kërkojnë të tjerët. Sa herë
që të ndalesh për pushim mos harro të verifikosh rrugën që je duke
shkuar se është rruga e duhur apo jo në mënyrë që kur të mbarojë rruga
mos të pendohesh sepse atëherë ka mbaruar çdo gjë. Për të parë se je apo
nuk je në rrugën e duhur do të duhet të shikosh në hartë prandaj hartën
ruaje në vendin më të sigurt që është zemra jote. Ki kujdes busullën
mbaje larg nga forcat magnetike tërheqëse që janë me infektime të
rrezikshme sepse të devijojnë nga drejtimi i duhur dhe ti nuk e kupton.
Që të jesh i qartë dhe i sigurt në rrugën të cilën po ndjek duhet ta
kesh dinjitetin e pastër. Për këtë arsye duhet të qëndrosh larg të
gjitha atyre gjëra që të paralizon mendjen. Nëse ke frikë nga veset e të
tjerëve ruaju se të vishen edhe ty. Kurthi më i madh që mund të biesh
gjatë rrugës është frika e kotë dhe pa vend ruaju nga ajo se të dëmton
shumë.
Tani lamtumirë dhe rrugë të mbarë mik i dashur.
Ardit Hoxhllaku