Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
Titulli: Kurani, protesta në mbarë Afganistanin Thu 23 Feb 2012 - 15:44
Protesta anti-amerikane po zhvillohen në të gjithë Afganistanin, për të tretën ditë me radhë, pas djegjes së librave të Kuranit në bazën amerikane të Bagramit.
Siç raporton BBC, qindra njerëz kanë lëshuar slogane të tipit “Vdekje Amerikës”, në provincën Lagman në lindje të Kabulit. Ndërsa në zona të tjera të Afganistanit po zhvillohen protesta paqësore.
Siç raporton policia dhe krerët e fiseve, janë thuajse shtatë protesta kryesore që zhvillohen në të gjithë vendin, ku marrin pjesë qindra persona.
Në Mehterlam, kryeqytetin e provincës Lagman në lindje, u mblodhën mbi 3.000 protestues, disa prej të cilëve i vunë flakën fotos së presidentit amerikan, Barack Obama.
“I kërkojmë qeverisë që të denojë këto akte dhe duam gjykimin e kriminelëve për këto veprime. Ata që djegin Kuranin duhet të dënohen. Duhet të dënohen përballë popullit afgan. Njerëzit në Afganistan nuk i duan më të huajt. Ata janë kundër besimit tonë dhe po shpërndajnë korrupsionin në vend”, deklaron një protestues i identifikuar me emrin Abdullah.
Në Asadabad, rreth 1.500 protestues i vunë flakën flamurit amerikan dhe gomave të makinave duke lëshuar slogane anti-amerikane.
Presidenti Hamid Karzai, përmes një deklarate, u bëri thirrje afganëve të mos zgjedhin dhunën si përgjigje. Ai iu drejtua dhe forcave të sigurisë që duhet të mbrojnë jetën e civilëve dhe pronën.
Deputetët afganë, pas një seance të jashtëzakonshme, dënuan aktin dhe i kërkuan qeverisë që të dërgojë një përfaqësi në bazën e Bagramit për të zbardhur incidentin.
Talebanët, që sipas ekspertëve kanë shumë ndikimin në Afganistan, u kanë bërë thirrje afganëve të vrasin ushtarët ndërkombëtarë për të marrë hak pas fyerjes së “Librit të Shenjtë”.
Përmes një deklarate, një zëdhënës i talebanëve tha se afganët nuk duhet të ndalin protestat dhe të vënë në shënjestër baza ushtarake, për t’i dhënë atyre një mësim që të mos guxojnë më kurrë të cënojnë Kuranin.
Djegia e Kuranit, Obama kërkon falje
Presidenti amerikan Barack Obama i ka dërguar homologut afgan Hamid Karzai një letër ku kërkon ndjesë për djegien e Kuranit nga ushtarët amerikanë.
Letra e zotit Obama i është dhënë presidentit afgan nga ambasadori amerikan në Kabul, i cili e ka siguruar zotin Karzai se autoritetet amerikane do t’i hetojnë përgjegjësit.
“Unë ju dërgoj vlerësimin tim më të thellë dhe ju kërkoj juve dhe popullit të pranonin faljet e mia”, thuhet në letrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara.