Fëmija dhe kamerierja
Një ditë, një fëmijë 10 vjeçar kishte hyrë në kafenenë e një hoteli. Ishte ulur në tavolinë ndërsa kamerierja ia solli një gotë me ujë.
Më falni, sa kushton një akullore me kakao?- pyeti fëmija. Pesë euro- iu përgjigj ajo. Fëmija numëroi paratë e më pas pyeti prapë: Po akullorja e zakonshme sa kushton? Kamerierja, të cilën po e prisnin klientët tjerë dhe të cilët qëndronin në këmbë për shkak të mungesës së hapësirës, gati sa nuk humbi durimin: katër euro- iu përgjigj.
Fëmija numëroi prapë paratë dhe tha: Mirë, do e marr një për katër euro. Kamerierja ia solli akulloren bashkë me faturën. Fëmija posa e mbaroi, la paratë në tavolinë dhe u ngrit e shkoi. Kur erdhi tek tavolina, sytë e kamerieres u mbushën me lot pasi që pa se fëmija përveç pagesës kishte lënë edhe një euro për kamerieren si shpërblim.
E pamundur! Fëmija privoi vetën nga një akullore me kakao vetëm e vetëm që të më nderonte mua...
Mësimi: MOS NËNVLERËSO ASKËND, MADJE AS FËMIJËN E VOGËL