"Allahu im, une te lus per udhezim dhe devotshmeri, per deliresi dhe mevetesi."(Muslimi)
"Allahu im, me fal, me meshiro, me udhezo, me jep shendet dhe me furnizo."(Muslimi)
"Allahu im, sjelles i zemrave, silli zemrat tona kah nenshtrimi ndaj Teje.(Muslimi)
"Kerkoni mbrojtjen e Allahut nga presionet e sprovave, nga thellesite e fatkeqesise, nga keqesimi i fatit dhe nga gezimi i armikut." (Muttefekun alejhi)
"Allahu im, ma permireso fene time, qe eshte mbrojtja e jetes punes sime, ma permireso dunjane time, ne te cilen eshte jeta ime e tashme, ma permireso ahiretin tim, ne te cilin eshte kthimi im, ma ben jeten shtese e cdo te mire dhe vdekjen te sigurt (qete) nga cdo e keqe."(Muslimi)
"Allahu im, me udhezo dhe me mbeshtet ne Ty." (tr. Ali r.a)
"Allahu im, kerkoj mbrojtje tek Ti, nga paaftesia dhe pertacia, nga frika, pafuqia dhe koprracia, Allahu im, kerkoj mbrojtje tek Ti nga denimi i varrit dhe kerkoj mbrojtje tek Ti nga sprovat e jetes dhe te vdekjes." (tr.Enesi r.a)
"Allahu im vertet une i kam bere vetes shume dhune dhe meqe mekatet nuk i fal kush tjeter pervec Teje, atehere me fal me faljen Tende dhe meshirohu ndaj meje. Vertet Ti je fales dhe meshirues i madh." (Muttefekun alejhi)
"Allahu im te mbeshtetem Ty nga e keqja e asaj c'kam vepruar dhe nga e keqja e asaj qe nuk e kam vepruar." (Muslimi)
"Allahu im, te mbeshtetem Ty nga nderprerja e dhuntive Tua, nga nderrimi i mbrojtjes Tende, nga zemerimi Yt i papritur dhe nga cdo hidherim Yti." (Muslimi)
"Allahu im, te mbeshtetem Ty nga gerbula, cmenduria, zgjeba dhe nga te gjitha semundjet e shemturara." (Ebu Davud)
"Allahu im, te mbeshtetem Ty nga paaftesia dhe pertacia, nga koprracia dhe pafuqia dhe nga denimi i varrit. Allahu im, m'i jep devotshmeri shpirtit tim, ma pastro shpirtin tim, sepse Ti je pastruesi me i mire, Ti je miku dhe mbrojtesi im personal. Allahu im, te mbeshtetem Ty nga dija e padobishme dhe zemra jo e devotshme, nga shpirti i pangishem dhe nga lutja te ciles nuk i pergjigjesh." (Muslimi)
"Allahu im, te mbeshtetem Ty nga punet e qortuara morale, veprimore dhe te vullnetit."(Tirmidhiu)
"Allahu im, Ty te dorezohem, Ty te besoj. Ty te mbeshtetem, te Ti marr siguri, me ndihmen Tende luftoj dhe per Ty hidherohem, dhe Ty te drejtohem per zgjedhje, prandaj me fal c'kam vepruar me heret dhe me vone, c'kam fshehur dhe c'kam komunikuar. Ti je i pari dhe Ti je i mbrami, nuk ka hyjni tjeter pervec Teje." (Muttefekun alejhi)
"Allahu im, te mbeshtetem ty nga sprovat e zjarrit dhe nga denimi i Xhehenemit, nga e keqja e pasurise dhe e varferise." (Ebu Davud)
"Allahu im, te mbeshtetem Ty nga e keqja e te degjuarit tim, nga e keqja e te pamurit tim, nga e keqja e gjuhes sime, nga e keqja e epshit tim." (Ebu Davud)
"Allahu im, me kenaq me hallallin Tende nga harami Yt, dhe me ben te mevetesishem me miresine Tende." (Tirmidhiu)
"Allahu im, me frymezo me orientim te drejte dhe me ruaj nga e keqja e vetvetes sime." (Tirmidhiu)
"...Allahun luteni per shendet ne kete bote dhe ne ahiret."(Tirmidhiu)
" O levizes i zemrave, perforcoje zemren time ne fene Tende." (Tirmidhiu)
"Allahu im, une te lus per meshiren Tende te obligushme, per faljen Tende dhe shpetimin Tend te domosdoshem nga cdo mekat dhe perfitimin nga cdo e mire, per fitoren me Xhennet dhe per shpetimin nga zjarri." (Hakim Ebu Abdullah)
"Allahu im, une te lus per te miren per te cilen te ka lutur Pejgamberi Yt, Muhammedi s.a.s, dhe te mbeshtetem Ty nga e keqja e atij nga e cila te eshte mbeshtetur Pejgamberi Yt, Muhammedi s.a.s. Allahu im, Ti je Ai qe ndihmon dhe vetem Ti je arrites i qellimeve tona. Nuk ka force as fuqi pa ndihmen e Allahut". (Tirmidhiu)
Dua te ndryshme
"O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shenderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika"
"O Zoti yne! Freskoji shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit"
"O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi"
"O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte"
"O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim"
"O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje"
Keto dua jan selektuar nga libri "Rijadu salihin".