Ajetet e agjërimit“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte
obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të
devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i
sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të
agjëroj) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë),
janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor) i një të varfëri e ai që
nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe
se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. (Ato ditë të numëruara janë)
Muaji i Ramazanit, që në të (filloi të) shpallet Kur’ani që është
udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të
vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të
agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq
ditë në ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim e jo
ngarkim për ju. (T’i agjëroni ditët e lëshuara më vonë) që të plotësoni
numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se ju udhëzoi dhe që ta
falënderoni.” (El-Bekare:183-185)
“Netëve të agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë
prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni
mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin dhe ua fali gabimin. Tash e
tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe
hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në
agim, e pastaj agjërimin plotësone deri në mbrëmje. E kur jeni të
izoluar (në i’tikafë) në xhamia, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie
intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja
kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që
ata të ruhen.” (El-Bekare:187).
Hadithet e agjërimit Vlera e agjërimit:Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush
agjëron Ramazanin me bindje dhe kënaqësi, i falen më-katet e bëra.”
(Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi).
Transmetohet nga Ebu Se’id el-Hudrij se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush e
agjëron Ramazanin, i njeh rregullat e tij dhe mbrohet nga ajo që duhet
të mbrohet, i falen mëkatet e bëra.” (Bejhekij dhe Ibn Hibban).
Transmetohet nga Xhabir ibn Abdil-lah se Muhammedi a.s. ka thënë:
“Ummetit tim i janë dhuruar pesë gjëra në Muajin e Ramazanit të cilat
nuk i janë dhënë asnjë të dërguari para meje.
Njëra prej tyre është se Zoti i Madhëruar i shikon ata në natën e parë të Ramazanit, e atë që e shikon Ai nuk e dënon asnjëherë.
E dyta është ajo se era e keqe e gojës së tyre në mbrëmje është më e mirë se aroma e miskut.
E treta është se engjëjt kërkojnë falje për ta çdo ditë e çdo natë.
E katërta, se Zoti i Madhëruar e urdhëron parajsën kështu: “Përgatitu
dhe zbukurohu për robërit e Mi sepse është afruar dita e pushimit të
tyre në shtëpinë dhe zemërgjerësinë time nga lodhjet e kësaj bote”.
E pesta është se Zoti i Madhëruar i falë të gjithë natën e fundit.
Njëri prej të pranishmëve e pyeti: “A është Nata e Kadrit”? Ai u
përgjigj: “Jo, a nuk sheh se punëtorët kur i kryejnë punët i marrin
shpërblimet (rrogat).” (Bejhekij).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Pesë
namazet, prej xhumasë në xhuma dhe prej Ramazanit në Ramazan falen
(mëkatet) pos atyre që janë të mëdha (kebair)”. (Muslimi).
Transmetohet nga Ka’b ibn Axhre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti e
largon nga mëshira e vet atë që e kalon Ramazanin pa u falur.”
(El-Hakimi).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Çdo vepër e
njeriut shtohet, e mira prej dhjetë deri në shtatëqind herë. Zoti i
Madhëruar thotë: “Përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe unë e
shpërblej, sepse ai braktis kënaqësinë dhe ushqimin për Mua. Për
agjëruesin ka dy gëzime: gëzimi i parë është në iftar kurse i dyti në
takimin me Zotin e tij. Era e keqe nga goja e agjëruesit është më e mirë
te Zoti se aroma e miskut.” (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga ibn Mes’ud el-Gaffari se Muhammedi a.s. ka thënë:
“Sikur ta dinë njerëzit vlerën e Ramazanit, do të dëshironin të jetë i
gjithë viti Ramazan.” (Ibn Huzejme).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Tre personave u
pranohen lutjet: 1. Agjëruesit deri në iftar; 2. Udhëheqësit (prijësit)
të drejtë; dhe 3. Lutja e të dëmtuarit (të keqtrajtuarit) ngrihet
lartë, i hapen dyert e qiellit dhe Zoti i thotë: Pasha fuqinë time, do
të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe.” (Ahmedi dhe Tirmidhiu).
Nata e KadritTransmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush
ngrihet (lutet) Natën e Kadrit, me bindje e kënaqësi, i falen mëkatet e
bëra.” (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku se me ardhjen e Muajit të Ramazanit,
Muhammedi a.s. ka thënë: “U erdhi ky muaj, i cili ka vlerë më shumë se
një mijë muaj e atij që i ndalohet, i është ndaluar gjithë mirësia. Të
mirën e tij e refuzon vetëm i mallkuari.” (Ibn Maxhe).
Transmetohet nga Ubade ibn Samit se Muhammedi a.s. për Natën e Kadrit ka
thënë: “Kjo natë është në Ramazan, në dhjetë ditët e fundit,
(gjegjësisht) në ditën e njëzet e një, njëzet e tretë, njëzet e pestë,
njëzet e shtatë, njëzet e nëntë ose natën e fundit. Kush lutet në atë
natë me kënaqësi, i falen mëkatet e kaluara e të ardhshme.” (Ahmedi).
Prishja e agjërimit të Ramazanit pa arsyeTransmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush e
prishë një ditë agjërimi në Ramazan pa arsye e pa sëmurje, nuk mund ta
kompensojë as me agjërim shekullor.” (Tirmidhiu).
Lejimet e prishjes së agjërimitTransmetohet nga Xhabiri se Muhammedi a.s. ka kaluar në Mekke në
vitin e çlirimit edhe atë në Ramazan derisa ka arritur në vendin Kera’ë
el-Gamim. Ai aty ka agjëruar së bashku me njerëzit tjerë pastaj ka
kërkuar ujë, e ka ngritur lartë gotën derisa e kanë parë njerëzit dhe e
ka pirë ujin. Kur është informuar se disa kanë vazhduar agjërimin, ka
thënë: “Ata janë mëkatarë, ata janë mëkatarë…” (Muslimi dhe Tirmidhiu).
Transmetohet nga Xhabiri se Muhammedi a.s. gjatë një udhëtimi të tij ka
vërejtur një njeri rreth të cilit janë tubuar njerëz. Është afruar dhe i
ka pyetur: “Ç’ka ai?” Ata i janë përgjigjur: “Agjëron”, kurse Muhammedi
a.s. atëherë u përgjigj: “Nuk është mirësi të agjëroni gjatë
udhëtimit”. (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Aisheja se Hamza ibn Amër el-Eslemij e ka pyetur
Muhammedin a.s. për agjërimin në udhëtim (ka agjëruar shumë), kurse
Muhammedi a.s. i është përgjigjur: “Nëse dëshiron agjëro, e nëse jo,
atëherë ha.” (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga një njeri i Beni Abdil-las ibn Ka’ëb ibn Malikut, i
quajtur Enes ibn Malik, se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti i Madhëruar ia
ka shkurtuar namazin udhëtarit dhe ia ka lejuar prishjen e agjërimit.
Ai gjithashtu ia ka mundësuar gruas që i jep gji fëmijës dhe asaj që
është me barrë për shkak të mëshirës ndaj fëmijëve të saj.”
(Përmbledhësit e Suneneve).
Transmetohet nga Mua’dh ibn Xhebeli se kur u shpall ajeti: “E ata që i
rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim,
ushqim (ditor) i një të varfëri”, çdokush që dëshironte ta prishte
agjërimin, e prishte dhe e kompensonte, derisa Zoti e shpalli ajetin: “E
kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë.” Në këtë mënyrë e
caktoi All-llahu agjërimin e vërtetë dhe ia mundësoi mosagjërimin: të
sëmurit, udhëtarit dhe plakut në moshë që s’mund të agjërojë”. (Ahmedi).
Vlerat etike të agjëruesitTransmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Agjërimi
mbron nga morali i keq sepse ai që agjëron nuk flet gjëra të turpshme
dhe nuk bërtet. Nëse (eventualisht) e shanë ndokush ose e sulmon, le të
thotë: ‘Unë agjëroj, unë agjëroj’.” (Buhariu dhe Muslimi)
Transmetim nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti nuk ka
nevojë për njeriun që e braktisë ushqimin e pijen e nuk e braktisë
fjalën e keqe dhe veprën e ligë.” (Buhariu).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Agjërimi
nuk don të thotë të largohesh nga harja e pirja por të largohesh nga
fjala e keqe dhe vepra e shëmtuar. Nëse ndokush të provokon apo sillet
si i marrë ndaj teje, atëherë thuaj: ‘Unë agjëroj, unë agjëroj’.” (Ibn
Huzejme dhe Ibn Hibbani).
Prishja me harresëTransmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush harron
gjatë agjërimit e pin dhe han, le ta vazhdojë agjërimin sepse Zoti e ka
ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.” (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi,
Tirmidhiu dhe Maliku).
Syfyri (Sahuri)Transmetohet nga Enes ibn Maliku se Muhammedi a.s. ka thënë: “Hani në syfyr sepse në të ka begati (bereqet).” (Ibn Hibbani).
Transmetohet nga Se’id el-Hudrij se Muhammedi a.s. ka thënë: “Bëni syfyr
qoftë edhe me një pikë uji”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Iftari me hurmaTransmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhammedi a.s. ka
thënë: “Kur bën ndokush iftar, le të fillojë me hurmë sepse ajo është
begati, e nëse s’gjenë dot, atëherë me ujë, sepse uji është i pastër.”
(Buhariu, Muslimi dhe të tjerët).
Shpejtimi i IftaritTransmetohet nga Sehl ibn Sa’di se Muhammedi a.s. ka thënë: “Njerëzit
do të kenë mirësi gjersa ta shpejtojnë iftarin”. (Buhariu, Muslimi dhe
Tirmidhiu).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti xh.sh.
thotë: “Më i dashuri prej robërve të mi është ai që shpejton më tepër
iftarin”. (Ahmedi dhe Tirmidhiu).
Vonimi i SyfyritTransmetohet nga Ja’la ibn Murre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti i
do tri gjëra: shpejtimin e iftarit, vonimin e syfyrit dhe lidhjen e
duarve njërën mbi tjetrën në namaz”. (Taberani në Ewsat).
Të ushqyerit e agjëruesitTransmetohet nga Zejd ibn Halid El-Xhuheni se Muhammedi a.s. ka
thënë: “Kush ushqen një agjërues, fiton shpërblimin sa të tij ashtu që
nuk pakësohet as shpërblimi i agjëruesit”. (Tirmidhiu dhe Nesa’iu).
Namazi i teraviveTransmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. dëshironte të lutet
(falet) në Ramazan pa ndonjë urdhër specifik dhe thoshte: “Kush lutet
(ngrihet e falet) në Ramazan me bindje e kënaqësi, i falen mëkatet e
bëra”. (Transmetim i të gjithëve).
Transmetohet nga Aisheja r.a. se Muhammedi a.s. është falur në xhami
(namazin e teravive) dhe me të janë falur edhe disa njerëz. Kur është
falur edhe natën e dytë njerëzit janë shtuar edhe më tepër. Ata janë
tubuar edhe natën e tretë e të katërt mirëpo Muhammedi a.s. nuk ka dalur
dhe kështu kur ka aguar mëngjesi ai u ka thënë: “Pashë ate që vepruat
dhe nuk dola nga frika se mos po ju bëhet obligim, edhe ate në Ramazan”
(Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Aisheja r.a. se Muhammedi a.s. nuk shtonte në
Ramazan e as jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë reqate. (Buhariu dhe të
tjerët).
Transmetohet nga Ibn Abbasi: “I ka falur në Ramazan pa xhemat njëzet reqate dhe namazin e vitrit”. (Bejhekiu).
Transmetohet nga Abdurrahman ibn Abdulkarijë: “Shkova me Umer ibn
Hattabin në xhami, edhe ate në Ramazan dhe vërejtëm se njerëzit ishin të
ndarë e të shpërndarë dhe çdokush falej për vete. Umeri pastaj tha:
“Sikur t’i bashkoj ata me një lexues (imam) do të ishte më mirë”, dhe i
bashkoi nën udhëheqjen e Ubejj ibn Ka’bit. Kur shkuam natën tjetër, i
pamë njerëzit se faleshin me një lexues (imam), ndërsa Umeri tha: “Sa
risi e bukur është kjo!” (Buhariu dhe Maliku).
Transmetohet nga Jezid ibn Rumani se njerëzit kanë falur në Ramazan
gjatë kohës së Umer ibn Hattabit 23 reqate. (Maliku në El-Muvat-ta dhe
në të ka shkëputje)./fri/