Disa ditë pasi një grup hebrenjsh vërshuan në oborrin e xhamisë Aksa
dhe hodhën parulla kundër palestinezëve dhe myslimanëve, të mbrojtur
nga forcat e rendit izraelite, komisioni për Planifikim dhe Ndërtim të
Izraelit, deklaroi ndërtimin e muzeumit të “Tolerancës” në rrënojat e
një varreze myslimane në perëndim të Kudsit (Jerusalemit).
Varreza në fjalë konsiderohet si varreza më e madhe e myslimanëve në
Kudsin e pushtuar. Sipas autoriteteve palestineze, plani për
shndërrimin e kësaj varreze në një muze, është pjesë e deformimit të
objekteve islame në Kuds.
(AO)