Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mirë se vinë tre muajt e bekuar (Rexhep,Shaban e Ramazan) Sun 12 Jun 2011 - 20:12 | |
| Muaj Rexhep është muaji I faljes, amnestisë (faljes) nga Allahu; muaji Shaban është muaji I shefaatit, ndërmjetësimit për falje; muaji Ramazan është muaji I shtimit të mirësive.
Sipas kalendarit hënor, që ka si pikënisje hixhretin (hixhri) e profetit Muhammed (s.a.ë.s), muajt Rexhep, Shaban dhe Ramazan janë shumë të dobishme dhe të bekuar. Në shoqërinë Islame këta muaj quhen “Shuhur-u Thelathe” (Tre muajt). Të gjitha netët e mira (të mëdha).Vec Natës së Mevludit, ndodhen Brenda këtyre tre muajve. Muaj Rexhep cilësohet si muaji I ujitjs dhe muaji I Ramazanit si muaji I korrjes apo mbledhjes së prodhimeve. Njeriu korr c`ka mbjell, mer barasvlerën e asaj që ka bërë.
Tre muajt kanë një shije të vetën, e cila I vecon ata nga muajt e tjerë.Secili nga muajt përfshihen me ndjenjat tona, ndërsa këta të tre ndjehen me zemër dhe ndjenja mjaft të thella. Brenda kësaj kohe njerëzit që i kthehen botës së zemrës, preken shpirtërisht nga rrezet që burojnë nga besimi I tyre dhe u duket se në këtë gjendje ata do të jetojnë përgjithmonë në hare.Ditët, netët, madje orët dhe minutat Brenda kësaj kohe, për ta ecin në një formë të magjishme.Duke rrjedhur kështu, pa dyshim që secilit I pëshpëritin dicka në shpirt.
Për cdo vit, në këto kohë të arta të vitit, na duket sikur kemi prekur ato ditë të kaltra të botës së përjetshme.Koha gjatë këtyre muajve ngjyrosen me bojërat e botës së përjetme dhe njerëzit zhyten thellë në qetësi shpirtërore të magjishme, sikur të ishin banorë të botës tjetër. Kujtimet dhe koha e kaluar gjatë këtyre tre muajve plot gjallëri dhe gëzim, na e veshin jetën tonë me një bukuri të magjishme dhe ndjenjat tona futen Brenda një simfonie të qetë.Ajo kohë përqafon të gjithë ata që ndjejnë dhe kuptojnë besimin.
Islamin, faltoren dhe adhurimin me ngjyrën e dritave në frekuenca të ndryshme, me flladin e saj të ëmbël dhe të butë, duke magjepsur me zërin e saj cdokënd në shpirt, Brenda tre muajve , tek shikon dritat që depërtojnë nëpër zemrat e njerëzve ,vezullimet e minareve, gjallëria shpirtërore e popullit që shpejton për në faltore, më tepër sesa jetën tokësore, të kujton xhenetin dhe pë rata njerëz që vërtetë ia dinë vlerën, ofrohet një kanqësi shpirtërore e paparë.
Muaji Rexhep është muaji i faljes, amnistisë (faljes) nga Allahu; muaji Shaban është muaji I shefaatit, ndërmjetësimit për falje; muaji I Ramazan është muaji I shtimit të mirësive. Për këtë qëllim profeti ynë, në fillim të muajit Rexhep, lutej kështu:
“Allahu im! Na I bëj të bekuar Rexhepin dhe Shabanin dhe na bashko me muajin e Ramazanit”(Ahmed, I,259). Ndërsa në disa thënie të tjera të tij thotë: “Ai që agjëron ditën e parë, të mesit dhe të fundit të muajit Rexhep, shpërblehet sikur ka mbajtur me agjërim të gjithë muajin” (Miftahu`l-Xhene). “Rexhepi është një muaj I madh . Të mirat në këtë muaj Allahu I shumëfishon” (Taberani). Pas muajit të Rexhepit vjen muaji I Shabanit. Hz Aishe r.a thotë: “Nuk e kam parë të dërguarin e Allahut të mbajë më shumëagjërim se san ë muajin e Shabanit” (Muslim, Sijam, 175). “Muaji Shaban I pastron gjynahet” (Axhluni, Keshfu`l-Hafa 2/9) Transmetohet nga Enes b.Malik se Profeti (a.s) pyetet: O I dërguari I Allahut! Në cilin muaj është agjërimi me I mirë përvec Ramazanit? Pejgamberi a.s përgjigjet: “Për nder dhe respekt të Ramazanit është agjërimi I mbajtur në muajn Shaban (Tirmidhi, zekat28) I Dërguari I Dërguari I Allahut në një hadith thotë: “Muaji Rexhep është I Allahut të lartë, muaji Shaban është I imi, kurse muaji Ramazan është I ummetit tim (Ramudhu`l ehadith 1/423)
Dijetari I amdh Bediuzaman për këta muaj thotë: Shpërblimi I cdo të mire nëse në kohë të tjera është dhjetë, në muajin Rexhep është njëqind në muajin Shaban më shumë se treqind, në Ramazan ngjitet në njëmijë, në netët e Xhumave shkon me mijëra dhe në netët e Kadrit ngjitet në tridhjetmijë.
Gjatë këtyre muajve muslimanët pendohen për mëkatet ndërsa zemërimeve dhe mërive u jepen fund, ndjenjat vëllazërore zhvillohen më tej, kështu, muslimanët bëjnë përpjekje për të hyrë me mendime të mira dhe kënaqësi në muajin e bekuar të Ramazanit.
Profeti ynë a.s dhe sahabët punonin shumë për të kapur mirësitë e këtyre tre muajve. E shtonin shumë më tepër adhurimin me nafile (namazet suplementare), shtonin shumë dhikrin (përkujtimin), tespihun (lartësimin), hamdin dhe shukrin (Falemenderimin) ndaj Allahut xh.sh, kërkonin falje, ndihmonin të varfërit , gëzonin jetimët, të vetmuarit dhe të moshuarit. Gjatë muajve Rexhep dhe Shaban u kushtonin vëmendje agjërimit të ditëve të hëna dhe të ejte. Theksojmë se agjërimi I mbajtur në muajt Rexhep dhe Shaban është sunnet. | |
|
Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Re: Mirë se vinë tre muajt e bekuar (Rexhep,Shaban e Ramazan) Mon 13 Jun 2011 - 15:11 | |
| Allahu ju meshirofte vellau Admin. Zoti te rruajte! | |
|