Muaji Shaban është muaji
I Pejgamberit tonë Hz.Muhammedit (s.a.ë.s), sepse në një
hadith ai kishte deklaruar se muaji Rexhep është muaji Rexhep
është muaji I Allahut, muaji shaban është muaji im kurse muaji
Ramazan është muaji I besimtarve islam. Kemi shumë hadithe nga
Pejgamberi a.s ku e ngritë lartë vlerën e këtij muaji dhe
predikon që besimtarët e devotshëm të përpiqen më tepër në
këtë muaj për të adhuruar Zotin e tyre. Transmetohet që njëri
nga shokët e Pejgamberit a.s t`i ketë thënë atij:
O I
Dërguari I Allahut s`po shoh se po agjëron në ndonjë muaj
tjetër, sic po agjëron në muajn Shaban”. PejgamberiI
Allahut ka thënë:
“Ky është një muaj të cilit njerëzit nuk I
kushtojn shumë vëmendje dhe që gjendet në mes të muajt Rexhep
dhe Ramazan, është një muaj në të cilin veprat ngrihen deri tek
Zoti I botërave dhe unë dua që veprat e mia të ngrihen
përderisa jam duke agjëruar”.Fraza e lartëpërmendur;
“Shabani është një muaj të cilit njerëzit nuk I kushtojnë
shumë vëmendje ngaqë gjendet mes muajt Rexhep dhe Ramazan”,tregon se shkaku që ky muaj gjendet në mes të dy muajve të
rëndësishëm, edhe atë në mes të muajit të shejtë Rexhep dhe
muajit të agjërimit, njerëzit janë të preokupuar vetëm me
këto dy muaj dhe nuk I kushtojnë shumë vëmendje muajit Shaban.
Ka shumë nga ata që mendojnë se agjërimi në muajin Rexhep
është më I mirë se në muaji Shaban ngaqë muaji Rexhep është
muaji I parë nga mesi I tre muajve të shenjta.
Është
mirë që të agjërohet në të dy muajt, por nuk duhet ndarë
njërin nga tjetri.Për vlerën e agjërimit në këtë muaj ta
cekim hadithin e Pejgamberit a.s të trënsmetuar nga ata qenë
afër tij:
“Ishte I Dërguari i Allahut, I cili
agjëronte derisa mendonim se nuk do ta prishnim, e nuk agjëronte
deri sa mendonim se nuk do të agjëroj më, nuk e kam pa
Resulullahin a.s të ketë agjëruar asnjë muaj të plotë përvec
muajt të Ramazanit, dhe nuk e kam parë të agjërojë në muajt e
tjerë më shumë se sa agjëronte në muajn Shaban”.Kur
fillonte muaji Shaban, Pejgamberi a.s akoma kishte agjërime
vullnetare të vonuara, të cilat nuk I kishte
agjëruar dhe ai I
kompenzonte ato gjatë muajt Shaban, në mënyrë që agjërimet
vullnetare të tij plotësohen para se të vinte muaji
Ramazan.Edhe të tjerët e shfrytëzonin këtë rast,për të
kompenzuar ndonjë agjërim të detyrueshëm të Ramazanit që
e kishin humbur për shkak të ndonjë arsyeje të
pranishme.
Gjithashtu duhet që të përmendim se kushdo që ka
për të kompenzuar ndonjë agjërim të lënë me arsye të
pranueshme në islam, duhet që t`i kompenzojë ato para se të
vijë muaji Ramazan.
Si është e lejueshme të vonohet kjo
deri pas Ramazanit të radhës ,përvec në raste
domosdoshmërie.Kushëdo që ka mundësi ti kompezojë ato para
Ramazanit të dytë dhe nuk e bënë këtë, ai duhet t`i kompenzojë
ato pas Ramazanit të dytë dhe vec kësaj ai duhet të pendohet
(bëj taube) dhe ta ushqejë një të varfër për cdo ditë që ai e
ka lënë agjërimin.
Në muajn Shaban duhet vepruar në
mënyrë më të kujdesshme gjatë faljeve të namazeve dhe
adhurimeve.
Ibadetet që janë të preferuara në
muajn Shaban janë: Sa më tepër t`i dërgohet selam (salavat) dhe
Paqe Pejgamberit tonë s.a.ë.s në këtë mënyrë: "All-llahume
sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed".Pastaj është
mirë që 100 herë në ditë të lëxohet sureja Kevser. Në 10
ditët e para të këtij muaji 100 herë në ditë të thuhet "Ja
Latif", Në 10 ditët e mesme "Ja Rezzak", Kurse në
10 ditët e fundit, 100 herë në itë të thuhet "Ja Aziz"
Burimet janë të marë nga libri i tre
muajve të shejtë.