[justify]Në lidhje me Profetin a.s dhe fëmijët e lumtur të asaj epoke të artë ka shumë ndodhi që ia vlen të tregohen. Kjo histori tregon se Profeti ynë Muhammedi a.s është njeriu më I mirë dhe më bujar që ka egzistuar dhe do të ekzistojë ndonjëherë. Dhe kjo , a nuk e bën njeriun t ë thotë : “Ah, sikur të kasha edhe nunë një kujtim prej tij!”
Një herë Profeti ynë I dashur a.s doli në Pazar me dhjetë dirhem (lloj paraje) në xhep dhe me një këmishë të vjetër në supe. Qëllimi I tij ishte të blinte një këmishë.Në Pazar bleu një këmishë me katër dirhem, e veshi dhe doli jahstë.Sapo bëri disa hapa, Profeti a.s vuri re një njeri me rroba të vjetra. Njeriu iu afrua dhe I tha:
“O I Dërguar I Allahut më jep një këmishë.Jam shumë I varfër dhe s`kam c`të vesh.Më jep dicka të vishem dhe Allahu do të vesh me rroba të xhennetit”.
Profeti ynë i dashur a.s menjëherë e hoqi këmishën dhe ia dha këtij njeriu të varfër.
Pastaj u kthye përsëri dhe bleu edhe një këmishë tjetër.Në xhep I ngelën vetëm dy derhem.
Duke ecur rrugës pa një vajzë të vogël, e cila po qante. Vajza iu përgjigj:
“O I Dërguari I Allahut, unë jam një shërbyese dhe një njeri pa njeri. I zoti I shtëpisë më dha dy derhem që të blej miell, por parat më humbën.”
Profetit tonë të dashur a.s I erdhi keq për vajzën që po qante , ndaj I dha asaj edhe ato dy derhem që I kishin mbetur.Vajza e vogël nga një anë shikonte e habitur paratë dhe nga ana tjetër vazhdonte të qante .Profeti a.s e pyeti: “Përse vazhdon të qash, moj bijë?!”
Vajza e vogël, përmes lotëve, I thotë: “U bëra vonë! Kurt ë shkojë në shtëpi do të më pyesin se përse u bëra vonë.Kur t`I tregoj se humba paratë, do të më rrahin. Do të më rahin jo vetëm për paratë, por edhe sepse u bëra vonë.”
Profeti a.s I erdhi keq dhe vendosi ta cojë vetë vajzën në shtëpi. Kur u afrua tek dera, Profeti përshëndeti: “Es-selamu alejkum!” Por askush nuk u përgjigj. Ai e përsëriti tre herë selamin dhe më në fund njerëzit e shtëpisë dolën të gjithë tek dera duke iu përgjigjur selamit: “Ue alejkum selam”!
Profeti ynë I dashur a.s pyeti: “A nuk e dëgjuat përshëndetjen time të parë dhe të dytë?”
“E dëgjuam, o I Dërguar I Allahut, por deshtëm që ta dëgjonim më tepër zërin tënd prandaj vepruam kështu…” thanë ata.
Njerëzit e shtëpisë u kënaqën me ardhjen e Profetit a.s në shtëpinë e tyre.Ata e ftuan Brenda dhe e pyetën për shkakun e kësaj vizite.
Profeti ynë I dashur a.s u tregoi një për një të gjitha ato që kishin ndodhur, dhe se vajza e vogël ishte frikësuar se mos e rihnin. Me të dëgjuar këto fjalë, I zoti I shtëpisë tha: “Të qofshim kurban, o I Dërtguri I Allahut! Meqë kjo vajzë u bë shkak I vizitës suaj, tashmë ajo nuk është më shërbyesja, por vajza jonë. Ajo është e lirë të zgjedhë .Nëse do, le të shkojë!E nëse do, le të qëndrojë me ne!”
Pasi dëgjoi këto fjalë , Profeti ynë I dashur a.s doli I gëzuar nga kjo shtëpi, ku ishte visitor.
Ecte rrugës dhe mendonte: “Sa shumë që I begatoi Allahu këto dhjetë dirhem!Mua dhe një këmishë.Ndërsa kësaj vajze I dha lirinë. Falënderimi I takon vetëm Allahut, I cili gjithmonë na bën të lumtur