Në Zvicër po shënon rritje racizmi i shprehur kundër myslimanëve por edhe njerëzve me ngjyrë, të cilët janë të padëshirueshëm për qytetarët e këtij vendi.
Kjo bëhet e ditur nga një studim dhe hulumtim i bërë dhe i publikuar në një raport të hartuar nga Organizata Human Rights Watch dhe Komisioni zviceran federal për luftën kundër racizmit.
Kjo organizatë gjithashtu ka shprehur dënime të ashpra kundër urrejtjes dh fjalimeve politike që nxisin ksenofobinë. Në raport theksohet se ndalesa e ndërtimit të minareve të xhamive dhe deportimi i të huajve që janë kryerës të veprave, ka ndikuar në rritjen e racizmit.
Mbi 178 sulme janë regjistruar në Zvicër, ku zviceranët kanë sulmuar dhe ushtruar dhunë ndaj myslimanëve. Këto raste janë regjistruar në vende publike dhe në vende të punës. (INA)