Hz. Lukmani këshillonte kështu të birin :
" Kur të mbushet stomaku, mendimi të hidhet në gjumë, urtësia të hesht, gjymtyrët lënë adhurimin. "
Aisheja r.a pati thënë : " Përpiquni të hapni portën e botës engjëllore "
E patë pyetur : " Me se ? "
Nëna e besimtarëve qe përgjigjur : " Me uri dhe Etje ! "
I kanë pyetur pushtetarët e mençur :
" Cila është ngrënia më e shijshme dhe ushqyese ? "
Të gjithë janë përgjigjur : " Të hash pak ! "
- Në uri, zemra është e lehtë dhe kujtesa, e fuqishme.
- Kurse ngopja sjell mendjetrashësi dhe harresë.
- Në uri, zemra bëhet e ndjeshme, nga lutjet dhe adhurimi merret kënaqësi dhe frymëzim.
-Kurse në ngopje zemra bëhet e ngurtë dhe adhurimi nuk jep kënaqësi.
- Në uri ka zemërbutësi, përulësi dhe thjeshtësi.
- Kurse në ngopje ka tepri, krenari, mendjemadhësi dhe vetëlavdërim.
"Të varfërit dhe të urriturit në uri mendohen, kujtohen, kurse në Ngopje harrohen."
- Në uri, trupi është në gjendje të zgjuar dhe vigjilente, kurse në ngopje, egoja urdhëruese merr fuqi.
- Në uri, trupi është i shëndoshë, sëmundjet largohen, kurse ngopje trupi lëshohet dhe sëmuret.
- Në uri, trupi është i lehtë e i gjallë, kurse ngopja sjell në trup rëndesë dhe humbje të aftësive jetësore.
Poeti Mevlana ka thënë :
" Ushqimi i vërtetë i njeriut është drita ( nuri ) e Allahut. Nuk është e drejtë që njeriut t'i jepet ushqim i tepruar për trupin. Ushqimi i vërtetë është dashuria hyjnore dhe arsyeja.
Njeriu është i shqetësuar dhe jo i lumtur sepse e ka harruar ushqimin e vërtetë shpirtërore duke u dhënë pas ushqimit trupor."
" Agjëroni që të gjeni shëndet ( trupor e shpirtëror ) "
Shkruan : Bujamin SALIJA
-----------------------------------