Shpesh ndodhte që ai të mos vinte një kafshatë në gojë,për ditë të tëra.Gjatë gjithë jetës së tij si profet,nuk ka ndodhur që ai të mbushte barkun,qoftë edhe me bukë thatë.
Kalonin muaj të tërë,pa u ndezur zjarri për një supë në shtëpinë e tij.
Një ditë,po falte namaz ndenjur.Ai ishte një namaz "nafile".
Pasi u fal, Ebu Hurejre iu afrua dhe pyeti: " Mos jeni i sëmurë,o i Dërguari i Allahut? U falët ndenjur,ndaj pyes" . Përgjigja ishte e tillë,që të rrënqethte mishtë: " Ka ditë që nuk kam gjetur gjë të vë në gojë,o Ebu Hurejre!
Më është prerë uria fuqia nga uria.
S' më ka mbetur forcë të qëndroj në këmbë, prandaj u fala ndenjur".
"Si dëgjova këto fjalë,u mbyta në lotë,thotë Ebu Hurejre,Po ty lexues ç'far ndjen,më tej Ebu Hurejre thotë,por Profeti e harroi halline vet nisi të merrej me mua. " Mos qaj, Ebu Hurejre.Uria në këtë anë e shpëton njeriun nga dënimi në anën tjetër( në botën e përtejme).
Muhammedi a.s. ishte një lider.Mes pasuesve të vet kishte edhe nga ata që vuanin ditë të tëra nga uria.Ja dhe profeti e kishte përcaktuar standardin e jetës së tij,sipas këtyre.Po të donte mund të jetonte mes gjithë të mirave.
Vetëm dhurata që vinin për të nëse do t'i mbante e të mos i shpërndante nëpër të varfër,do t'i mjaftonin të kalonte një jetë luksoze për standardet e asaj kohe,por ai as që e çoi nëpërmend një gjë të tillë.
Kjo shoqëri nuk është thjeshtë një shoqëri fizike materiale,kjo shoqëri është njëkohësisht bashkësi e ndjenjave,zemrave,shpirtit e ndërgjegjes.
Secilën sakrificë që priste prej tyre, e bënte vetë i pari dhe si gjithmonë,edhe këtu bëhej vetë shembull për pasuesit e vet po vallë Imamët dhe prijësit tonë a janë duke marrë mësime nga ky shembull i bukur shembulli i zemrave.
Po ty udhëheqës i muslimanëve dhe ju Imamë pasuesit e pejgamberëve vallë këtë shembull a keni në jetën tuaj a jeni ju që të parët hidheni në sakrificë a e zgjateni dorën tuaj ndaj të varfërve apo gjithmonë provoni ushqimet ma të mira napër soleminitete të ndryshme .vallë përgjigjeni jepjani vetës suaj dhe llogari dot japësh para All'llahut xh.sh .
"Pastaj,atë Ditë do të pyeteni për kënaqësit (e kësaj bote)"
(Tekathur 102/8).
Es selamu alejkum..
Ja një shembull nga më mbresëlënësit.?
__________________________
Shkruar nga: Bujamin Salija [ Historian ]