Hutbeja Lamtumires e Profetit Muhammed a.s.
ne Arafat
O njerez degjoni mire
Se pas ketij viti ,
A do t’ju takoj me
Nuk mund ta dije
O njerez!
Keni frike All-llahun
Dhe rrespektojeni Ate
Behuni te njerezishem dhe te drejte
Ndaj vetes dhe per te tjere
Kjo eshte dita e flijimeve
Ne emer te Allahut
Me te vertete
Gjaku dhe pasurin qe keni
Te shejta I keni,
Deri ate dite
Kur perballe do t’keni
Krijuesin tuaj
Siç eshte e shejt kjo dite
Ne kete vend e kete muaj
Ruajeni dhe nderoni
Me plot rrespekt
Vleren e personalitetit
E dinjitetit njerzore
Sepse njeriu eshte
Veper madheshtore e Allahut
E mjere ai qe nençmon
nderin dhe dinjitetin
e vepres se All-llahut
O ju njerez!
Pashmangshem dhe pakthyeshem
Do t’I ktheheni
All-llahut te amshueshem
Dhe Ai do t’ju marr në pergjegjesi
Per veprat dhe punen tuaj
O besimdrejte dijeni
dhe mbani ne mend,
dhe te jeni te bindur
se perfundoi koha e mosdijes
dhe traditave te keqija,
që I sollen fatkeqesi të shumta
gjinise njerzore,
Une ua kam treguar
Rrugen e shpetimit
Neper te cilen duhet te shkoni.
Çdo gje qe u eshte lene amanet
Ruani si tuajat me sinqeritet
Dhe kthejani besnikerisht
Me kohe atij qe I takojne.
Gjakmarrja eshte e ndaluar
Dhe te gjitha akuzat e ketilla
Qe rrjedhin nga koha para Islamit.
Akuza e pare e ketillë qe anulohet
Eshte gjakmarrja e xhaxhait tim,
Amir b.Rebi’b. Harith b.Abdulmuttalibit,
Te cilin pa kurrfare faji
E mbyten njerezit nga fisi Hudhejl.
Kjo gjakmarrje le te harrohet
Dhe te gjitha te tjerat
Ne te ardhmen le te fallen.
Fajdeja dhe Kamata jane te ndaluara
Huadhenesi nga huamarresi
Duhet ta marre vetem ate
Qe vertete ia ka huazuar.
Huate e para
qe I nenshtrohen ketij vendimi
jane huate e xhaxhait tim Abbasit,
I cili ka pasur mjaft borxhlinj.
O besimdrejte
duhet tua falni kamatat borxhlinjeve.
Degjoni keshillen time
Dhe pasuria juaj do te shtohet,
Sepse juve ju mbetet kryegjeja
Per tregti dhe pune te ndershme
Nese nuk e beni kete,
Duhet ta dini se
Do t’i zemeroni thelle All-llahun
Dhe te derguarin e Tij
Nese borxhliu juaj eshte ne veshtiresi,
Duhet t’ia vazhdoni afatin e pagimit,
Ndersa jeni ne gjendje qe tia falni borxhin,
Kjo do te ishte e dhe me mire per ju.
O Besimdrejte! O Njerez!
Frikesojuni asaj dite
qe me siguri do te vije,
kur te gjithe do te paraqiteni
para All-llahut.
Gjykatesit te vertet Suprem,
Kur ju pret drejtesia absolute.
Kur te zotoheni se nji borxh
do ta paguani me kohe
dhe kur ta lidhni marrveshjen,
te gjitha keto beni me shkrim,
sakte dhe me besnikeri
theksoni afatin e pagimit…
O te vdekshem!
Duajeni dhe degjojeni Zotin,
Krijuesin e tere materials
Dhe jo materials,
I Cili krijoi meshkuj dhe femra,
Prej te cileve u zhvillua gjinia njerzore.
Kini frike nga All-llahu,
ne ndihmen,prehjen dhe
meshiren e te cilit e te Cilit,
te gjithe jemi te udhezuar.
Ne jemi te vdekshem
Dhe ne çdo çast jemi
Gjithnji e me afer vdekjes
Dhe takimit me Ate,
Me All-llahun e Amshueshem,
Me Gjykatesin e Drejte.
Shprehni respektin e duhur
ndaj farefiserise,
me pergjegjesi te thelle
permbushni detyrat dhe obligimet
qe ekzistojne ndermjet burrit dhe gruas,
ndermjet prinderve dhe femijeve.
Femija e fiton Xhennetin
Nen kembet e nenes se tij.
Ruajuni nga prostitucioni ,
Tradhtia bashkeshortore
Dhe xhelozia.
Prostitucioni dhe bashkeshortore
Jane mekate te renda,
Nderkaq xhelozia mund te ndikoj
Ne prishjen e bashkeshortesise.
Martohuni me ato qe I doni,
E kur vullneti I Zotit tju bashkoje,
Atehere respektojeni dhe duajeni
Njeri tjetrin dhe jetoni ne
Dashuri dhe harmoni te vertete.
O bashkeshorte silluni ndaj
Grave tuaja me shumë
Miresi dhe dashuri.
O besimdrejte largohuni nga
Ngatrresat dhe pergojimet!
Ata qe shpifin per grate e ndershme ,
Le te jene te mallkuar ne te dy botet.
Ata qe I akuzojne grate e ndershme
per tradhti ne martese ose per amoralitet,
nderkaqe qe per kete nuk mund
ti sjellin kater deshmitare te besueshem,
denoni me tetedhjete goditje , dhe
asnjehere ne te ardhmen ne asgje
mos u besoni , sepse ata jane
njerez te degjeneruar dhe te keqij.
Nese mendoni se ndaj grave tuaja
Me nuk e ndjeni dashurine e dikurshme,
Mos nxitoni , po mendoni mire.
Ndoshta All-llahu nepermjet
ketij sprovimi ju udhezon
ne rrugen e fatit te ri te madh,
me te cilin deshiron tju pergezoje.
Mos kerkoni shkurorezim
pa shkaqe te arsyeshme , me qe
prej te gjitha gjerave qe All-llahu
I ka lejuar, me se tepermi urren
Shkurorezimin.
Grate tuaja u jane dorzuar
Ne bese te Zotit ,Respektojeni
O besimdrejte, ate amanet te Zotit.
O njerez sot djalli I mallkua
Eshte I deshperuar, sepse
Ka pesuar humbje dhe me nuk mund
Te ndikoje ne ju.
Por ju megjithate gjithnji
Behuni te kujdesshem, qe ai
I mallkuar mos t’ju ve ne lajthitje
As per gjerat me te vogla.
O besimdrejte kur e caktoni
Dhe e ndani mes veti trashegimine,
Behuni te drejte dhe permbajuni
librit te Zotit. Ruajeni pasurine e bonjakeve,
te paafteve dhe te semureve psiqike.
Zoti çdo njerit ia ka dhene
Te drejten e vet, andaj
nuk ka nevoje qe trashegimtareve
t’u lihet testament, ndersa si
testament nuk mund te lihet
me teper se nji e treta (1/3) e pasurise.
Femija I takon atij ne shtratin
E te cilit eshte I lindur.
Kush pohon se I takon
tjeterkujte perveç prindit,
ate do ta arrijë mallkimi I Zotit .
Nuk I lejohet gruas qe te jape
diç nga pasuria e burrit te saj
pa lejen e tij.
Borxhin duhet paguar, ndersa
Sendin e huazuar duhet kthyer.
Dhuratat duhet te kthehen me dhurate.
Kush hyn dorezan per dike,Obligohet
edhe me pergjegjesi per dorezani.
Me roberit dhe sherbetoret
Silluni ne menyre njerzore.
Ushqeni ata sikur qe ushqeheni vete,
Dhe vishni ata sikur që visheni vete.
Nuk guxoni t’u beni keqe,
As t’I keqperdorni.Edhe ata jane njerez
Edhe ata jane sherbetore te Zotit.
O besimdrejte! Ta dini dhe
Te mos harroni se
te gjithe muslimanet jane vllezer.
Jut e gjithe jeni plotesisht te
Barabarte ne te drejta dhe detyra.
Nuk ka kurrfare perparesie
arabi ndaj jo arabit,
e as jo arabi ndaj arabit
as I ziu ndaj te kuqit ,
as I kuqi ndaj te ziut
perveç me devotshmeri.
Te gjithe jeni pasardhes te Ademit,
Ndersa Ademi eshte prej dheut.
O musliman, duhet te kujdeseni,
Te duheni dhe te ndihmoheni
Ndermjet vete.
Nuk guxoni ta ofendoni njeri tjetrin,
E as ti merrni me dhune
Njeri tjetrit diçka. Keto
Jane mekate te renda.
Merreni vetem ate
qe me vetedeshire ju jepet.
Respektoni pacenueshmerine
e pasurive tuaja derisa jane
ne frymen e ligjeve te Zotit.
Ne punen tuaj Islami
Dhe interesi I pergjithshem
Le te jene mbi ju dhe
Interesin tuaj personal.
Perkushtojani Islamit jeten tuaj
Dhe ne punen per islam
Jepni prej vetes gjthçka qe mundeni.
Kurr mos e shkelni te drejten
Dhe nderin e askujt.
Vetvetes mos I beni dhune.
Mos harroni se meshira eshte
Nje nder bazat kryesore te Islamit.
O ju njerez ,ndegjoni çka po ju them,
Dhe mbajeni mend mire.
Une po jua le librin e Zotit ,Kur’anin,
I cili, nese I permbaheni, gjithnje
Do t’ju ruaje qe te mos e humbni
Rrugen e drejte, rrugen e drejtesise
Dhe se vertetes.
Kur’ani eshte liber I qarte dhe I shenjte,
Veper e vertete e Allahut, fjale e Tij,
Ne vertetesine e se ciles
nuk ka kurrfare dyshimi.
Para vetes e keni tere jeten time,
Fjalet dhe veprat e mia.
Gjithçka qe kam folur dhe punuar,
Jame perpjekur qe te jete
Ne pajtim te plote me urdherat e All-llahut.
Ju vertete nuk do te gjendeni ne lajthitje
Perderisa t’I permbaheni
Kur’anit dhe sunnetit tim.
O besimdrejte thuajeni gjithnje
te verteten e paster.
Urrejtja asnjehere le te mos ju largoje
Nga rruga e te drejtave dhe drejtesise.
Drejtesia eshte motra e devotshmerise.
Frikesohuni nga All-llahu,
Ai e sheh punen tuaj.
O njerez I degjuat porosite e mia,
Futni ne zemrat tuaja, ne jeterat e juaja
Te gjithe ata qe I kane degjuar
Keto fjale te mia, le t’ua percjellin
Atyre qe nuk I kane degjuar,
Sepse prej tyre mund te kete
Me mbamendes se vete degjuesit.
( Pas nje pause te shkurter, i
Derguari I Zotit me nje ze
Me te bute ka thene )
O Zoti im ! a e kame permbushur
detyren dhe misionin e Besimit?
O i Derguari i Zotit ! Ti
Besnikrisht e ke permbushur
Misionin Tend dhe neve na ke
Komunikuar cka te ka
Urdheruar Zoti,
U pergjigjen me se 100.000
Haxhileret e Pranishem
( Ate here Muhammedi a.s.
Me ze solemn tha)
O Zoti im Deshmo, (ne kete)
(Tenjejten dite Zoti I Lavdishem
E shpalli edhe ajetin e fundit
Te Kur’anit):
“Sot jua kam perkryer Fene
dhe kame plotesuar begatine
Time ndaj jushe, dhe jam
I Kenaqur qe per ju
Islami te Jete Fe". (Maide 3).
Prg:Bina
marre nga Libri: Jeta e te Derguarit Muhammed(s.a.v)