Ish-ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiq, ka thënë se
marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të arritura në Bruksel,
paraqesin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Marrëveshja me përfaqësuesit e shtetit jolegal të Kosovës paraqet
shkelje flagrante të Kushtetutës së Serbisë, rezolutës 1244, dhe si e
tillë, paraqet shkelje flagrante të dokumenteve juridike në të cilat ka
bazën sovraniteti i Serbisë”, citon Radio Evropa e Lirë fjalët e
Samarxhiq.
Sipas tij, tashmë shtetit dhe popullit serb i ka mbetur që të jetojë
me faktin se “një pjesë e territorit të saj i është ndarë, ndërkaq
qeveria e ka pranuar këtë”.
(Koha)