Turqia
i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me liderin libian Moamer Gadafin
dhe e tërhoqi ambasadorin e vet nga Libia, theksohet në gazetën zyrtare
turke. Vendimi është marrë pasi që ministri turk i Punëve të Jashtme
Ahmet Davutoglu e vizitoi Bengazin dhe publikoi se Ankara do të
sigurojë edhe 200 milionë dollarë ndihmë në Këshillin nacional kalimtar
kryengritës, si ndihmë shtesë të paralajmëruarave në qershor 100 milion
dollarë.
Është koha që lideri Moamer Gadafi ta braktisë Libinë”, deklaroi
Davutoglu, duke theksuar se Turqia e pranon Këshillin nacional kalimtar
si përfaqësues legjitim të popullit libian.
Turqia kishte marrëdhënie të ngushta me Libinë, por pas protestave
kundër regjimit të Moamer Gadafit u distancua nga lideri libian.
Davutoglu në Bengazi u takua me kryetarin e Këshillit nacional kalimtar
Mustafa Abdel Xhalil./BS/