Lideri
i Libisë, Muamer Gadafi, tha se nuk do të tërhiqet, ashtu siç kërkohet
në protestat masive kundër sundimit të tij 41 vjeçar dhe u ka bërë
thirrje mbështetësve të tij, që t’i sulmojnë kundërshtarët e regjimit
të tij.
Në fjalimin e mbrëmshëm në Televizionin shtetëror, Gadafi ka shprehur
përkushtimin për të luftuar deri në “pikën e fundit të gjakut të tij”,
dhe tha se ishte i gatshëm të vdes si “martir”.
Ai, poashtu, i quajti protestuesit “tradhtarë dhe mercenarë”, që e
meritojnë vdekjen, dhe ka kërkuar nga mbështetësit e tij që ta sigurojnë
vendin.
Ky fjalim i tij u bë në kohën kiur raportohet se forcat e tij më nuk i
kanë nën kontroll disa pjesë në lindje të Libisë, ndërsa diplomatët e
këtij vendi në Kombet e Bashkuara dhe në vendet e tjera, po vazhdojnë
të shkëputen nga regjimi i Gadafi, për shkak të raporteve për masakra
ndaj protestuesve kundër qeverisë./BS/