Rrjeti BBC ka ngritur polemika mbi planet për të transmetuar një seri dokumentarësh për profetin mysliman, Muhamed.
Tre seritë, “Jeta e Muhamedit”, kanë marrë reagimin e ashpër të
zyrtarëve të Iranit, të cilët deklarojnë se vendi i tyre do të marrë
“veprime serioze” nëse ai transmetohet. Ministri iranian i Kulturës,
Mohamed Hoseini, i cili në fakt nuk i ka parë seritë, e ka cilësuar
filmin një përpjekje “nga armiku” për të “shkatërruar shenjtërinë
islamike”.
“Vendimi i BBC-së për të transmetuar një dokumentar mbi jetën e
profetit Muhamed, duket i dyshimtë dhe, nëse dyshimet tona vërtetohen,
sigurisht do të marrin veprime serioze”, tha ai për agjencinë iraniane
të lajmeve, “Fars”.
Dokumentari, i cili parashikohet të transmetohet në mes të korrikut,
pak para muajit të shenjtë të Ramazanit, paraqet gazetarin Rageh Omar
duke udhëtuar në vendlindjen e Muhamedit, Mekë, për të rigjetur gjurmët e
profetit./oranews/