- Cito :
Karvani i fushatës “Të njohim Muhamedin a.s” me datë 05.02.2012 (e Diel) u ndal në qytetin e Shkupit. Për hirë të kësaj dite të rëndëishmë në historinë islame, FRI-Shkup realizoi një sërë aktivitetesh
.
Në kuadër të kësaj fushate sektori i femrës pranë FRI, gjatë ditës së diel në Çarshin e vjetër të Shkupit shpërndau disa ëmbëlsira për kalimtarët e rastit. Përveç embëlsirave, kalimatarët u furnizuan edhe me nga një CD ku flitet për jetën e Muhamedit salAll-llahu alejhi ve sel-lem.
Po ashtu për hirë të kësaj ditë në teatrin kombëtar në Shkup, në mënyrë solemne u hap ekspozita me moto “Me art ne flasim”, ku piktorët paraqiten punimet e tyre me temë “Lulja e shkretëtirës”.
Hapjen solemne të kësaj ekzpozite e bëri kryetari i FRI-së dega Shkup z.Hasan Baftjari i cili në fjalimin e tij tregoi rëndësinë që Zoti ia ka dhënë artit, “Në islam arti dhe e Bukura kanë rëndësi të posaçme ngase Zoti është i bukur dhe e do bukurinë” tha ndër tjerash ai .
Për piktorin e njohur nga shkupi z. Imer Bajrami u nda një mirënjohje për të ariturat e tij në fushën e artit figurativ.
Në hapjen solemne ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm artistësh, profesorësh, intelektualësh, student dhe nxënës, artëdashës që patën rastin të ndajnë çaste të bukura me pikturat dhe mesazhet që përcillnin ato.
Në orët e mbrëmjes poashtu të pranishmit patën rastin që të ndëgjojnë një tribunë, nga dy profesorët të nderuar, Prof. Omer Kajoshaj nga Podgorica e Malit të Zi, dhe Prof.Dr. Qani Nesimi nga Tetova.
Profesorët në këtë tribunë flolën mbi personalitetin e Muhamedit salAll-llahu alejhi ve sel-lem, cilësitë e tij si një i zgjedhur i Zotit, e të cilin Zoti i Madhëruar e ka lavdëruar në të gjitha Librat e shpallur.