Filmi palestinez që portretizon jetën e një fotografi palestinez dhe djalit e tij në një fshat palestinez është nominuar për Oskar në kategorinë e dokumentarëve.
"5 Kamera të thyera", dokumentari me regji të Emad Burnat, tregon historinë e një njeriu palestinez që jeton në fshatin e vogël palestinez Bilin, në veriperëndim të Ramallahit, raporton, agjencia e lajmeve Wafa.
Titulli i dokumentarit i referohet pesë kamerave që u thyen nga ushtarët izraelitë ndërsa ai po filmonte mbijetesën e fshatarëve të tij kundër pushtuesit izraelit.
Kur regjisori u pyet, nëse mediat izraelite kanë të bëjnë me filmin, ai tha se filmi është 100% palestinez, i bërë nga një drejtor palestinez, dhe tregon historinë e palestinezëve të Bilinit.
Ai tha se "Izraeli është duke u përpjekur për të përfituar nga ky nominim dhe ta atribuoj atë për vete."
Burnat ka kaluar pesë vjet duke punuar në dokumentarin e tij i cili ka marrë vlerësime të larta nga kritikët dhe aktivistët rreth e rrotull globit. Ai u shfaq në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane, dhe mori rreth 25 çmime ndërkombëtare.
Një përmbledhje e botuar në “Observer” tha se filmi "paraqet një rast të padrejtësisë në një shkallë masive, dhe jep një përvojë të drejtpërdrejtë të asaj se si është të jesh një i persekutuar palestinez”.
Regjisori Burnat tha se filmi është një sukses i madh jo vetëm për të si drejtor, apo njerëzit e Bilinit, por për të gjithë palestinezët të cilët besojnë në ligjshmërinë e çështjes së tyre.
/mesazhi/