Presidenti
jemenas Ali Abdullah Saleh është shfaqur për herë të parë në
televizion pas sulmit mbi reszidencën e tij ku ai mbeti i plagosur. Nga
sulmi i rebelëve me armë antitank, Saleh pësoi një plagosje të lehtë
dhe u zhvendos jashtë vendit për kurim. Në pamjet e treguara, Abdullah
Saleh nuk i lëviz duart pasi të dyja i ka të fashuara.
Saleh u godit më 6 qershor të këtij viti dhe që prej asaj dite u tha se ai udhëtoi drejt Arabisë Saudite për mjekim.
Rebelët vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij por ai refuzon të lërë
postin që mban. Rebelimi në Jemen është konsideruar si pjesë e
kryengritjeve dhe revolucioneve në botën arabe. /