John Salva, djali i kryetarit të Sudanit Jugor, në xhaminë qendrore
në Khartum, është konvertuar në Islam. Njëherit, Salva, ka kërkuar nga
babai i tij që edhe ai ta pranoj Islamin
John Salva është djali i bashkëshortes së katërt të presidentit të
Sudan Jugor. John Salva është i martuar dhe pas konvertimit të tij e
ndërroi emrin, dhe tani quhet Muhamed. Muhamed Salva jeton në rajonin
Kixh, në jug të Sudanit.
Ceremonia e shpalljes së pavarësisë së Sudanit Jugor u mbajt në
kryeqytetin Xhibu para mauzoleut të ish udhëheqësit të rebelëve, John
Garanga, të paraprirë nga një paradë ushtarake dhe fjalimeve të
zyrtarëve fetarë, një musliman dhe një i krishterë. Ceremonia u ndoq nga
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun dhe zyrtarë tjerë të lartë
nga 30 vendet e botës.
(IGJ)