Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Francezja përqafon islamin në moshën 91 vjeçare! Wed 16 Jan 2013 - 21:50 | |
| Francezja 91 vjeçare, Giyurgat Lubil, përqafon Islamin dhe e ndryshon emrin në Nur
Siç shkruan e përditshmja algjeriane Al-Sherk, më 23 dhjetor në Paris, francezja 91 vjeçare, Giyurgat Lubil, konvertohet në fenë Islame. Kur u pyet përse në këtë moshë të shtyrë e ndryshon besimin, ajo u përgjigj: “Kurrë nuk është vonë për t'u penduar”. Nur thotë se fëmijët e saj ishin gati ta vendosnin në shtëpinë e pleqve, por ajo nuk pranoi. Fqinji i saj i parë me të cilin ajo njihet plot 40 vjet, është marokeni Muhamed Meddah. Ai i sugjeroi asaj të vij në shtëpinë e tij që t’i jetoj ditët e mbetura të jetës, gjë të cilën ajo e pranoi me mirënjohje. Nur, gjithnjë flet fjalë të mirat për fqinjin e saj Muhamedin, në shtëpinë e të cilit të moshuarit kanë raporte shumë të mira me të rinjtë. “Fëmijët e tij çdo mëngjes para se të shkojnë në punë ia puthin dorën babait dhe nënës duke kërkuar bekimin e tyre”, thotë Nur. Ajo thotë se në shtëpinë e Muhamedit namazi falet rregullisht në xhemat, dhe aty jetohet sipas Kur’anit dhe Sunetit të Pejgamberit të Zotit. Ai dhe familja e tij jan shembull si duhet të jetohet, thotë muslimanja e re. Ramazanin e fundit Nur në vetvete ndjeu thirrjen islame dhe nuk mundi t’i rezistoj këtij entuziazmi të mrekullueshëm, prandaj edhe vendosi që në këtë moshë të shtyrë ta përqafoj Islamin. | |
|