Shpëtimi I madhAllahu I Madhëruar urdhëron:
“
Ka njerëz që
fillojnë veten, për të fituar pëlqimin e Allahut. Allahu është shum I mëshirshëm
më robtë e Vet “ ( El-Bekare, 207.
)Transmetohet se ky ajet fisnik është zbritur në lidhje me
Suhejb-I Rumi ( r.a.). Suhej bin SinanerRumi (r.a.), ishte rreth njëqind vjec
dhe doli nga Meka për të emigruar në Medine pas Profetit (a.s.).
Gjatë udhëtimit, një grup prej mushrikët( idhujtarëve )
kurejshë, u vu në ndekje të tij. Mushrikët e arritën dhe e vranë të gjithë muslimanët që ishin
bashk me Suhejbin. Por ai ishte një hakëtar shumë I zoti dhe, për këtë arsye, u
drejtua nga mushrikët dhe u tha:
“ O grup I kurejshëve! Ju e dini
shumë mirë se unë nuk kam sënuar askënd prej jush. Mirëpo, nëse do ta bëja,
vallahi do ta ngulja këtë shigjetë në zemrën e ndonjëritn prej jush dhe, deri
sa të më mbarojnë shigjetat, nuk do të
keni mundësi të më afroheni. Pasi të më mbarojnë shigjetat, ata që do të kenë
ngelur prej jush, do t’I fshija me këtë shpatë. Vetëm pas kësaj mund të më bënit dicka. Sic e shikoni, unë jam
njeri I moshuar. Prandaj dhe qëndrimi im në anën tuaj nuk do të kishte vlerë për
ju. Në shtëpin time në Meke kam lënë një sasi malli. Shkoni, merreni atë dhe, në
këmbim, më lejoni të shkoj në rrugën time. Po dijeni se unë do të jem përjetësisht
mysliman”.
Pas këtyre fjalëve, mushrikët e
lejuan Suhejbin të shkonte në Medine. Kurr arriti ne Medine I pari që priti,
ishte Ebu Bekir es-Sidiku (r.a.) I cili, sapo e pa I tha:
-
Urime o Suhejb! Tregtia jote doli me fitim.
-
Cfrar tregtie o Ebu Bekir? – pyeti Suhejbi
(r.a.).
Ebu Bekri (r.a.) e lajmëroi
Suhejbin për ajetin fisnik, të cilin Allahu I Madhëruar e kishte zbritur enkas
për të. Kur I dëgjoi këto fjalë, Suhejbi ( r.a.) u gëzua jashtë mase.
Nëse marrim për bazë këtë ndodhi,
kuptimi I fajës që përdoret në ajet është”
bleu’’. Dhe në fakt, ngjarja ndodhi njësoj si shitblerje, sepse Suhejbi (r.a.)
e bleu ( shpëtoi) jetën duke u dhënë mushrikëve mallin e tijë.
Duhet të dimë se besimtarët e
shesin jetën e tyre me dëshirë dhe vlera e jetës së besimtarit është xheneti.
Edhe robët e dashur të Allahut ( evliatë) e shesin jetën e tyre me dëshirë. Mirëpo
vlera e jetës së tyre është kënaqësia e Allahut te Madhëruar. Midis këtyre dhe
të parëve ka shumë ndryshime. Prandaj ai që ndodhet në rrugë të Allahut dhe dëshiron
të bëhet luftëtar dhe dëshmor shpirtëror I vërtet, duhet të largohet prej
vendlindjes dhe të afërmëve të tij.
Profeti ynë ( a.s.), në një
hadith thotë: ‘’ lum për të huajt’’. ( Muslim, Iman 232). Ndërsa në një hadith
tjetër thotë: ‘’ Kush vdes si I huaj,
vdes si dëshmor’’. ( Ibën Maxhe)
Me këto fjalë , profeti ynë (
a.s.) shpjegon gjendjen e atyre që janë të huaj, të shkëputur nga të afërmit,
port ë drejtuar nga Krijuesi, gjë e cila është e padëshirueshme nga shumë njerëz
dhe tradita.
Për të qenë plotësisht I dedikuar
ndaj Allahut, njeriu duhet të nënshtrojë egon e tij. Prandaj, njeriu I zgjuar
duhet ta kujtojë shume shpesh Allahun, sepse përkujtimi pastron botën e
brendshme edhe ndricon zemrën. Allahun I Madhëruar udhëron:
“ O besimtarë! Kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të
patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni”. ( El-Enfal,45)
A ka fitim më të mirë se sa
bashkimi I robit me Allahun?