Ministri
i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, ka deklaruar sot se Turqia ka
“mbyllur dyert” e pajtimit me Izraelin, duke insistuar në përfundimin e
bllokadës së Gazës dhe kërkimfaljen për sulmin kundër flotiljes turke,
që vitin e kaluar lundronte drejt territorit palestinez.
Izraeli pajtohet të paguajë kompensim për familjet e 9 turqve të
vrarë, por refuzon të kërkojë falje, duke pretenduar se komandot
izraelite vetëm janë mbrojtur nga dhuna e pasagjerëve të dhunshëm në
anijen turke “Mavi Marmara”, transmeton Reuters.
Përfaqësuesit izraelitë dhe turq janë takuar muajve të fundit disa herë në New York dhe Gjenevë për arritjen e pajtimit./koha/