“Papritur
kanë nisur të shtënat. Vrapuam për tu fshehur, disa persona na
ulërasin të largohemi nga ishulli. Një burrë po na qëllon, është veshur
me uniformën e policisë. Na ndihmoni, lajmëroni policin”. Ky ishte
alarmi i parë për tragjedinë që ndodhi dje në Utah, mesazhi është dhënë
nga faqja e internetit të Bergensian Velve, një nga vajzat e reja që
ndodhej në ishull.
Kjo ishte një nga dyshimit e shumta që janë përcjell përmes
internetit dhe sms-ve. Kronika e gjallë e një ankthi. Adoleshentët e
terrorizuar kërkojnë të fshihen mes pemëve dhe shkurreve, nuk e dinë
çfarë po ndodh deh as përse, i vetmi qëllim i tyre është që të shpëtojnë
jetën.
Përhapet panik, disa fillojnë të hidhen në ujë në mënyrë që të
shpëtojnë por është shumë e vështirë të notosh nga temperatura e ulët e
ujit dhe nga veshjet e rënda që mbajnë.
“Këtu po bëhet një luftë ju lutem mos më merrni në telefon”, këtë
apel u ka bërë miqve të saj përmes celularit nga faqja e Facebook, një
vajzë që ishte fshehur në një shkurre.
“Jemi ulur në plazh, një person nuk pushon së qëlluari me armë ju
lutem na ndihmoni. Kur do të vijë policia”, një tjetër mesazh ky i
publikuar në Twiter.
Ndërkohë që të rinjtë mundohen të vënë alarmin me të gjitha mundësit që kanë, ata që këtë situatë e kanë përjetuar më keq ishin
prindërit e tyre të cilët pas informimit në TV për atë që po ndodhte janë shpërngulur të gjithë në anën tjetër të bregut.
Nuk janë lejuar nga forcat e policisë që të arrijnë ishullin dhe i
vetmi ngushëllim ishte ndonjë telefonat apo sms i fëmijëve të
terrorizuar. “ Kam tre fëmijë në atë kamp, dy djem dhe një vajzë. Mora
një sms nga vajza ime ku më thoshte se më donte shumë”, thotë një nënë
mes lotëve dhe panikut./Shekulli/