Në këtë konferencë ishin të ftuar mbi 500 personalitete
fetare, si ministra të fesë, myftinjtë dhe kryetarët e bashkësive islame
nga vendet anëtare të OKI-t dhe pakicat islame kudo që janë në botë.Nën përkujdesjen e Mbretit të Arabisë Saudite, nga Liga e Botës
Islame (në datat 23-25 korrik 2011) u organizua një konference e Ligës
së Botës Islame e cila bëri thirrje për njohjen e Kosovës, duke iu
referuar Rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike për Kosovën.
Në këtë konferencë ishin të ftuar mbi 500 personalitete fetare, si
ministra të fesë, myftinjtë dhe kryetarët e bashkësive islame nga vendet
anëtare të OKI-t dhe pakicat islame kudo që janë në botë.
Si i ftuar nderi (njëkohësisht dhe anëtar) në këtë konferencë mori
pjesë edhe Rexhep Boja, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së
Kosovës në Riad të Arabisë Saudite.
Kjo konferencë u shfrytëzua për kontakte me personalitete të shteteve
të ndryshme që e nuk e kanë njohur apo dhe prej tyre që e kanë njohur
pavarësinë e Kosovës, duke lobuar për njohje të reja dhe duke ua
përcjellë atyre kërkesën për njohje, sidomos pas rezolutës së OKI-it në
lidhje me pavarësinë e Kosovës.
I ngarkuari Boja me këtë rast takoi shume delegacione nga shtetet
islamike të Afrikës, Lindjes se Mesme dhe Azisë Juglindore, me të cilët
u bisedua për njohjen e shtetit të Kosovës.
(INA)