Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: KMSH, iftarin e parë me personalitetet e shtetit dhe trupit diplomatik Tue 2 Aug 2011 - 23:45 | |
| Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka organizuar më 1 gusht 2011, në [color:bb35=rgb(23, 0, 0)]Hotel Tirana International iftarin tradicional të ditës së parë të Ramazanit. Në këtë tryezë të përvitshme nderonin me praninë e tyre kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, personalitete nga fusha e artit, kulturës, arsimit, shkencës si dhe figura të tjera të spikatura të jetës shqiptare.
Kryetari Haxhi Selim Muça me urimin për një agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët, mes të tjerash tha: “Uroj për besimtarët dhe gjithë shqiptarët ardhjen e Ramazanit, muajit që është e porta e mirësive për të dy jetët, muajit ku sofra e çdo myslimani është e hapur për zemrat e lënduara nga varfëria e pamundësia. Ju uroj gëzuar ardhjen e muajit të ringjalljes së shpresave, të bashkimit të zemrave, të përkushtimit ndaj Zotit Mëshirues për një të nesërme më të mirë për Shqipërinë, shqiptarët dhe njerëzimin”.
Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit të parë të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj tryeze të përbashkët, ai bashkon krerët e shtetit dhe figura të rëndësishme të jetës publike, të cilët vijnë dhe nderojnë sakrificën dhe përkushtimin e myslimanëve në këtë muaj të rëndësishëm të kalendarit islam.
(KMSH) | |
|