Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Serbët pengojnë iftarin në Bosnje, duke thirrur “Kosova është Serbi” | |
- Një grup prej rreth 70 serbëve nacionalistë kanë tentuar të pengojnë një darkë iftari të dielën mbrëma në qytetin Doboj të Bosnje e Hercegovinës. Grupi thërriste emrin e komandantit serb të akuzuar për krime lufte, Ratko Mlladiq. Veç emrit të tij, ata thirrën edhe parulla si “Kosova është Serbi”, raporton “DailySabah”. Iftari kolektiv ishte organizuar nga komuna Bajrampsha e Stambollit para xhamisë “Trnjak” në qytetin Doboj të Bosnjës. Në kohën kur imami i xhamisë “Trnjak” po i adresohej pjesëmarrësve – që ishin rreth njëmijë – të mbledhur për iftar, një grup prej 70 personash u paraqitën pranë xhamisë dhe tentuan të prishnin darkën e organizuar. Grupi bërtiste edhe kundër kryesuesit të parë të Presidencës së Republikës së Bosnjës, Alija Izetbegoviq. Pas këtyre incidenteve, Policia kundër trazirave erdhën në vendngjarje për të garantuar sigurinë. Organizim i ngjashëm nga kjo komunë turke pritet të mbahet edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bullgari, Greqi e Serbi.:
| |
|