Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Bosnje, vazhduan protestat në Sarajevë | |
U mblodhën jashtë ndërtesës presidenciale dhe marshuan për tek zyrat e qeverisë federale, duke penguar edhe trafikun.
Protestuesit të martën bllokuan rrugën jashtë ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, duke vazhduar demonstratat kundër kryeministrit për javën e dytë. Grupi u mblodh jashtë ndërtesës presidenciale dhe marshuan për tek zyrat e qeverisë federale, duke shkaktuar pengesa në trafik. Protestuesit më pas filluan të brohorisnin "të japë dorëheqje", dhe parulla si "EU-HELP", "të rishikohet privatizimi," "të kthehet malli i marrë në mënyrë të paligjshme", "sigurim shëndetësor për të gjithë," dhe "ulje të pagave për ministrat." Forcat e sigurisë vendosen tela me gjemba rreth ndërtesës për të mbajtur protestuesit jashtë. rotestuesve, të cilët që duan kryeministri Nermin Nikshiq të japë dorëheqje, iu bashkua të martën edhe korporata publike "Gras", e cila është përgjegjëse për transportin publik në Sarajevë. Protesta pati edhe në qytetin jugor të Mostarit./mesazhi/
| |
|