Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Turqi: Përfaqësuesit e feve hyjnore mblidhen në iftarë Wed 3 Aug 2011 - 23:56 | |
| Iftari[color:a379=rgb(23, 0, 0)] tradicional i bashkisë së Bejollus, mblodhi në një vend edhe liderët e komuniteteve armene, greke, çifute dhe asiriane të Turqisë.
Bejollu (Beyoğlu) që është njëra prej nënprefekturave më të popullarizuara të Stambollit me kulturë të pasur, dje mirëpriti përfaqësuesit e feve hyjnore.
Liderët e komuniteteve fetare të mbledhur në Mevlevihanen e Gallatas dhanë mesazhe të unitetit dhe solidaritetit.
Iftari tradicional i bashkisë së Bejollus, mblodhi në një vend edhe liderët e komuniteteve armene, greke, çifute dhe asiriane të Turqisë.
Para iftarit të organizuar në mevlevihanen e Gallatasë mysafirëve iu shfaq një shfaqje e dervishëve semazen.
Kryetari i Bashkisë së Bejollus, Ahmet Mis’hab Dermirxhan tha se ndjenë kënaqësinë nga mbledhja e përfaqësuesve të feve të ndryshme në një iftar të njëjtë.
Myftiu i Stambollit, Profesor Mustafa Çaërëxhë (Mustafa Çağrıci) tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e fuqisë bashkuese të Ramazanit.
Çaërëxhë, i cili tha se “qëllimi jonë është që të gjithë që jetojnë në vendin tonë të zhvillojnë marrëdhëniet, miqësinë mes tyre dhe të vëmë në dukje se sa e fortë është paqja jonë shoqërore”, theksoi se muaji i Ramazanit është një muaj i unitetit, solidaritetit dhe miqësisë dhe shtoi: “Ne duke u mbledhur rreth një sofre të përbashkët pa dallim feje jemi duke e shprehur këtë realitet”.
Edhe patriku grek i Fanarit, Dimitris Bartholomeos shprehu kënaqësinë e tij nga pjesëmarrja në iftar dhe shtoi: “Duam të shprehim kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore nga pjesëmarrja jonë këtu në këtë sofër të iftarit ku bëmë lutje së bashku”.
Ndërsa kryerabini i Turqisë, Ishak Haleva theksoi që edhe pse njerëzit kanë besim të ndryshëm ata në të vërtet janë të njëjtë tha: “Në këtë ditë të shenjtë të gjithë jemi me respekt të njëjtë para Zotit. Ashtu që ne si nipërit e hazreti Ibrahimit jemi të ulur dorë për dore, zemra-zemrës plotë dashuri në një tavolinë”./trt/ | |
|