Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, princi Saud Faisal ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të ministrisë së jashtme ruse e cila akuzoi Mbretërinë e Arabisë Saudite si mbështetëse të terrorizmit në Siri.
Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij gjerman në Riad, princi saudit ka thënë:”Pyetja i drejtohet Moskës lidhur me kryeqytetin që strehon terroristët e të gjithë vendeve, i cili ka zyra përfaqësuese edhe në Siri.”
Ai e konsideroi si masakër atë që po ndodh në Siri duke shtuar:”Nuk di si mund të justifikohet kjo hata e madhe.”
Faisal e dënoi vazhdimësinë e dhunës nga ana e regjimit, i cili i ka refuzuar të gjithë zgjidhjet paqësore dhe politike. Ai theksoi se regjimi sirian ka marrë tatëpjetën. /ardhmeriaonline/