Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Kush janë Profetët ? | |
Ato janë mësuesit e ndritur të njerëzimit. Ata janë një shembull i vërtetë në bindjen ndaj Allahut, në adhurimin ndaj Tij dhe në mësimin e punëve të ndryshme të kësaj bote. Ata nuk janë vetëm prijës të besimit, por edhe liderë të civilizimeve. Prandaj kërkohet prej nesh që të marrim mësim prej tyre.
Nuk duhet harruar ndikimi që sjell përsëritja në mendjen e njerëzve.Përsëritjet janë të rëndësishme për të vendosur mirë rrënjët e mësimit dhe besimit në zemrën tonë.
Prandaj takimi me njërin pejgamber kalojm te tjetri në situata të ndryshme na ngjall emocione të reja. Takimet forcojnë lidhjen shpirtërore me njerëzit e zgjedhur nga Zoti (xh.sh).
Allahu në Kur'anin Famëlartë thotë:" Ti duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin tonë të fuqishëm Daudin që përherë i drejtohej Zotit. Kujto robtë tanë: Ibrahimin, Isakun dhe Jakubin, të fortë dhe largpamës. Ne u dhuruam atyre një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme. Njëmend ata janë tek Ne njerëzit më të mirë e më të zgjedhur. Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë." (Sad 38/ 17,45-48) " Këta janë ata të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë,prandaj edhe ti (Muhammed) ndiq rrugën e tyre. " (En’am 6/90) Në të vërtetë, ky është një urdhër i dhënë edhe për ne. Hajde edhe ti o pjesëtar i ummetit musliman, hajde dhe ndiq rrugën e këtyre njerëzve të mirë. Më këtë ajet u bëhet thirrje njerëzve për t’u takuar më shpesh me pejgamberët, për të biseduar me ta dhe për t’i ndjerë më pranë.
Ne si muslimanë u besojmë atyre pejgamberëve pavarësisht se u përgënjeshtruan nga popujt e tjerë. Ne na takon të ecim në rrugën e ndriçuar nga kandilët e tyre.
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ta!─ Shkruar nga: Bujamin SalijaLiteratura e shfrytëzuar: 1. Tre Muhammedë dy imagjinarë një i vërtetë, Mustafa Islamogllu, f.83 2. Shemail, Dr. Faruk Vural, f.83 3. ETIKA-8 Korrik - Gusht - Shtator 2007, f.19. 4. Islami Besimi dhe Adhurimi, Osman Nuri Topbash, f.127 | |
|
Sun 1 Apr 2012 - 21:47 nga Admin