Komisioni i lojërave olimpike miratoi propozimin e Arabisë Saudite për të caktuar disa vende të posaçme ku do të organizohen iftare dhe syfyre gjatë lojërave olimpike, të cilat përkojnë me muajin e Ramazanit.
Këto ambiente do të jenë të hapura për të gjithë lojtarët myslimanë dhe stafin administrativ.
Emiri saudian Neuaf bin Fehd falënderoi komisionin për miratimin e këtij propozimi dhe tha se vendi i tij qe përpjekur edhe për ndryshimin e orareve të lojërave, gjë e cila nuk u miratua, pasi oraret ishin caktuar disa vite më parë. /ardhmeriaonline/