Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Maqedoni: Kisha mbi vakëfin e BIM-it Mon 8 Aug 2011 - 11:16 | |
| Spostimi i vendndodhjes së “Shën Elena dhe Konstandini” nga sheshi “Maqedonia” drejt parkut përpara Shtëpisë së Ushtrisë (afër Shtëpisë së Nënë Terezës) do të sjellë ngritjen e kishës mbi vakëfin e Bashkësisë Islame.
Kështu pohojnë në Bashkësinë Islame të Maqedonisë, duke iu referuar lajmit të publikuar se ndërtimi i objektit kishtar do të realizohet në një vendndodhje tjetër nga ajo e planifikuar, një marrëveshje kjo e arritur mes partnerëve të koalicionit qeverisës për të amortizuar debatin dhe kundërshtitë që kishin të bënin me ngritjen e objekteve të kultit, kishës dhe xhamisë Burmali në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Trualli mbi të cilin ngrihet Shtëpia e Ushtrisë, ashtu edhe parku përballë saj që prej vitit 2000 janë futur në procedurën e denacionalizimit. Driton Dikena, përfaqësues juridik i BIM-it pohon se ky vakëf refuzohet prej vitesh që t’i rikthehet pronarit të saj legjitim – BIM, me pretekstin se është një hapësirë me interes publik.
një hapësirë me interes publik. Për shkak të muajit të Ramazanit, në Bashkësinë Islame mungojnë drejtuesit e saj, duke pamundësuar kështu edhe qëndrimin e tyre zyrtar sa i takon çështjes “Burmali”, për të cilën disa kohë më parë drejtuesi i këtij institucioni Sulejman Rexhepi u shpreh se në rast të fillimit të ndërtimit të kishës, automatikisht do të fillojë edhe ndërtimi i xhamisë, edhe pa miratimin e autoriteteve shtetërore. Madje, në deklaratat e kohëpaskohshme nga BIM nuk kanë munguar as tonet radikale – “do ta mbrojmë xhaminë me mur të gjallë”, janë shprehur ata.
gjallë”, janë shprehur ata. Sipas burimeve ende të pakonfirmuara edhe zyrtarisht, territori që shtrihet përpara Shtëpisë së Ushtrisë, në shëtitoren Maqedonia, do të jetë vendi ku do të ngrihet objekti i kultit, për të cilin Kisha Ortodokse e Maqedonisë ngurroi të fillonte punimet.
punimet. KOM, në fakt vazhdon të jetë edhe pronar i truallit mbi të cilin duhet të ndërtohej kisha, një sipërfaqe prej 1.525 metra katror që gjendet mes “City Gallery” dhe restorantit “Pelister”. Pronësia e kësaj zone i kaloi KOM-it me një vendim të Qeverisë dy vjet më parë, me një kosto relativisht të lirë, 35 euro për metër katror. Të njëjtën gjë e kërkoi edhe BIM-i për të ndërtuar xhaminë Burmali në vendin ku ajo ngrihej dikur, në anën e djathtë të Urë së Gurit. Nuk dihet ende nëse ky vendim i Qeverisë për të realizuar ndërtimin e kishës si pjesë e projektit “Shkupi 2014″, do të aktivizojë mëritë e hershme mes BDI-së së Ali Ahmetit dhe BIM-it, ku kjo e fundit nuk ka qenë e kursyer në kritika drejtuar partisë më të madhe shqiptare për indiferencën e treguar ndaj kthimit të pronave që i takojnë institucionit të vetëm të muslimanëve në Maqedoni. Marrja e vakëfeve që i takojnë institucionit fetar duke ngritur mbi to objekte të ndryshme shtetërore, janë demonstruar edhe më parë. Rasti më i fundit ishte ndërtimi i sallës së Filarmonisë mbi vakëfin e Ibni Pajkos. Po të njëjtin fat kanë edhe objektet që gjenden në Çarshinë e Shkupit, si Çifte Hamam, Kurshumli Hani, Kapan Hani, Bezisteni e të tjera. | |
|