Një kishë në Skoci hapi dyert e veta dhe mirëpriti qindra e myslimanë për lutjet e së premtes, njoftoi BBC.
Besimtarët nga Episkopale prej tani mund të falen në kishën fqinje, e cila qëndron jo larg xhamisë së vogël të cilën e kanë ndërtuar. Autoritetet fetare thanë se duke parë numrin e madh të myslimanëve në këtë qytet, dhe duke parë që shumë prej tyre falen jashtë në rrugë, ata hapën dyert e kishës, dhe i ftuan besimtarët mysliman të falen në kishë.
"Një ditë isha duke ecur rrugës, dhe pashë shumë persona që po faleshin jashtë. Ishte ditë shume e ftohtë, dhe mendova, pse të mos i ftoj që të falen në kishë", tha prifti Isaac Poobalan, i cili thotë se është rritur në Indi, dhe njeh mirë frymën paqësore të Islamit.
Poobalan ka shtuar se myslimanët në fillim hezituan për të pranuar ftesën, por megjithatë ishin falënderues për mirëkuptimin. "Ne jemi shumë mirënjohës për kishën që na e ka dhënë një hapësirë për lutjet tona," tha Mozhid Sufiyan për BBC. "Ishte shumë e vështirë, sidomos për të moshuarit, të luten jashtë në dysheme."
Peshkopi Episkopale, Robert Gillies, tha se marrëveshja në kishë duhet të shërbejë si një mësim për pjesën tjetër të botës.
"Ajo që ne po bëjmë këtu, është diçka që ka rëndësi lokale, por edhe globale," tha ai, duke shtuar: "Ne kemi treguar se të krishterët dhe myslimanët nuk kanë pse të mos kalojnë mirë me njëri-tjetrin. Ata mund të mësojnë të respektojnë bindjet e njëri-tjetrit të cilat janë të ndryshme, dhe të jetojnë në paqe, ashtu siç na mësojnë fetë tona.”
/mesazhi/