Afrika po përjeton krizën më të madhe ushqimore të 60 viteve të fundit.
Në Somali, Etiopi, Kenia dhe Xhibuti më shumë se 12 milonë e 400 mijë persona po luftojnë kundër urisë.
Për luftën kundër urisë në Afrikë ndjehet nevoja e më shumë ndihmave humanitare ndërkombëtare.
Somalia, është një ndër vendet, që përjetohet thatësira dhe uria më e madhe.
Kurse në kryeqytetin Mogadisho, po ndodhin rrjedhje të mëdha me njerëz të uritur.
Një e katërta e popullit ka braktisur shtëpitë dhe po mundohet të arrijë nëpër kampet humanitare në Kenian dhe Etiopinë fqinje.
Kombet e Bashkuara deklaruan se për të uriturit afrikanë ndjehet nevoja e 1 miliardë e 600 mijë dollarëve.
Turqia në lidhje me këtë temë thirri për një mbledhje urgjente Organizatën islame të Bashkëpunimit.
Edhe organizatat civile në Turqi po vazhdojnë gjithashtu aktivitetet
për të ndihmuar kampet e refugjateve në Somali dhe në Kenia.
Sipas specialistëve në përhapjen e problemit të urisë në Afrikë,
luajnë një rol të rëndësishëm edhe politikat humanitare të vendeve të
zhvilluara.
Në vitet 1960-të, 1970-të, vendet e Afrikës mund ti përmbushnin
nevojat e tyre të konsumit dhe madje eksportonin lëndë ushqimore për në
Evropë.
Institucionet humanitare theksojnë se vendet e zhvilluara kanë
mbajtur premtimin për investime vetëm për 1 të 5-ën e projekteve
bujqësore.
Tërhiqet vëmendja gjithashtu se ndërsa në Afrikë po përjetohet uria,
nëpër pjesë të tjera të botës një sasi shumë e madhe ushqimi është duke u
çuar dëm.
Në Indi, ku në ditë zhvillohen 100 mijë dasma, me mijëra ton ushqim pas tyre, shkon në koshin e plehrave.
Ushqimet e hedhura në plehra çdo vit nga SHBA-ja dhe Anglia, janë të
një sasie të tillë që mund të ngopin më shumë se 1 miliardë njerëzm pra
të mund të ngopin të gjithë popullsinë e paushqyer mirë në botën, ku
jetojmë.