Zona që kontrollon lëvizjet tona
Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. Floku rrenacak, mëkatarë. (Kur’an, 96:15-16)
Shprehja, “floku rrenacak, mëkatar” në ajetin e mësipërm është më interesante. Hulumtimet e kryera në vitet e fundit kanë zbuluar se zona paraballore, që është përgjegjëse për menaxhimin e funkcioneve të caktuara të trurit, ndodhet në pjesën ballore të kokës.
Shkencëtarët zbuluan funkcionet e kësaj zone, të cilën e përmendi Kur’ani 1,400 vjet më parë, vetëm në 60 vitet e fundit. Nëse shikojmë brendësinë e trurit në pjesën e përparme të kokës, do të gjejmë pjesën e përparme të trurit. Një libër i titulluar Essentials of Anatomy and Physiology, e cila përfshin rezultatet e hulumtimit të fundit mbi funksionet e kësaj zone, thotë:
Motivimi dhe largpamësia për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit frontal, zonën paraballore. Ky është një rajon i asociacionit të kafkës...63
Libri gjithashtu thotë:
Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, zona paraballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit...64
Pra, kjo zonë e trurit është përgjegjës për planifikimin, motivimin, dhe nxitjen e sjelljeve të mira dhe të këqija, dhe është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetës.
Është e qartë se shprehja “floku rrenacak, mëkatar” korrespondon plotësisht me shpjegimet e mësipërme. Përsëri, ky fakt që shkencëtarët kanë zbuluar vetëm në 60 vitet e fundit, u shpall nga Allahu në Kur’an shekuj më parë.