Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ka shpëtim për atë që kontrollon gjuhën. Sat 9 Oct 2010 - 18:53 | |
| Ashtu siç nuk ka mundësi që të kthehet shigjeta që del nga harku dhe plumbi që del nga pushka, në të njetën mënyrë nuk mund të kthehet edhe fjala që del nga goja.
Ligji themelor në legjislacionin e moralit është: "Atë çka nuk i dëshiron vetes, mos ua bën edhe tëtjerëve". Ky është një parim themelor dhe si i tillë, nëse do të merej seriozisht vetëm ky parim , mund të thuhet se nuk do të kishte problem që nuk mund të zgjidhej.
Në qoftë se nacioni musliman ka kuptimin e personit prej të cilit muslimanët e tjerë ndihen të sigurt, atëherë përkrahja e besimtarëve ndaj këtij ligji është e pashmangshme.Muslimani është njeriu nga i cili të gjitha krijesat janë të sigurta, ndaj dhe është shumë ë nevojshme që në naryrën e tij me shumë përpikëri të përpunohet kjo besueshmëri , saqë nëse në ndonjë rast mundohen që ti bëjnë shpifje, reagimi i njerëzve ndaj atyre që do ta nxirnin shpifjen duhet të jetë e këtillë:"Ai në asnjë mënyrë nuk bën një gjë të tillë". Besimtari u jep njerëzve ndonjë siguri edhe kur është pranë, edhe kur është larg prej tyre. Njerëzit e dinë dhe janë të sigurt se në asnjë mënyrë nuk mund të ketë ndonjë dëm prej dorës dhe fjalës së nonjë besimtari.
Por, lojërat e djallit (shejtanit) janë të shumta dhe në të shumtën e radhëve helmin ua servon njerëzve, sikurse të ishte mjaltë. Njeriu shumë herë mund të zhgënjehet kur thotë se flet për hak (në emër të Zotit).Në realitet , ai çka flet mund të jet nefsi (egoja), kurse ai çka të bën që të flasësh mund të jetë djalli (shejtani). Nëse njeriu , duke mos qenë i vetëdishëm , ua jep gjuhën në përdorim këtyre dy armiqve, në shesh mund të dalin gjëra aq të shëmtuara, saqë këtë rrënje dhe prishje nuk mund ta bëjnë as topat e as armët e tjerë. Ja ky është shkaku se pse është thënë: "Plaga e shpatës shërohet , por plaga e gjuhës kurrë".
Në realitet , plaga e vërtetë i takon personit që përdor gjuhën në gibet (përgojim). Kjo është një plagë e tillë e pashërueshme, saqë dhimbja e tij do të ndihet edhe në ditën e gjykimit. Njeriu vetëm me disa fjalë mund të bëjë gibetin e aq shumë njerëzve , saqë po të mundohet gjithë jetën që ti gjejë ata njerëz dhe tu kërkojë hallallëk (falje), nuk do të kishte mundësi për ta bërë atë! Ashtu siç është thënë: "fjala mund të bëhet shkaktare për ta ndërprerë një luft, por gjithahstu mund të bëhet shkaktare që të pritet edhe një kokë". Edhe gijbeti, nëse nuk largohemi, mund të jetë një fjalë e rrezikshme, që në botën tjetër mund tia pres kokën e prnonarit të tij.
Ashtu siç nuk ka mundësi që të kthehet shigjeta që del nga ahrku dhe plumbi që del nga pushka , në të njejtën mënyrë nuk mund të kthehet edhe fjala që del nga goja. Nëse njeriu nuk do të marë me vete në botën tjetër pesha të rënda dhe llogari që nuk mund ti paguajë, atëherë së pari duhet ta kontrolloj gjuhën. Gjuhën që është dhënë për tu pëërmendur emri i Allahut, një njeri besmitarë duhet të betohet që nuk do ta përdorë gjuhën kundër besimtarëve të tjerë. I lutemi Zotit të Plotëfuqishëm që gjuhët dhe zemrat tona ti bëjë që çdo moment ta përmendin Atë dhe të na bëjë nga robërit që e kontrollojn gjuhën e tyre dhe ajnë nga të shpëtuarit. Pronari i Gjithësisë të na bëjë të sigurt në amanetin tonë deri në momëntin kur duhet ta japim atë. Amiin!
Disa vlerësime të rëndësishme èër rreziqqet që dalin nga kjo botë dhe nga bota tjetër:
Gibeti më i rrezikshëm dhe më i vështirë për tu falur, gjëja më e keqe që pronarine tij e çon deri në falimentiom është gijbeti që bëhet për xhematët! Sepse në ditën e gjykimit ai që e ka bërë gijbetin do të duhet me secilin nga përfaqësuesit e xhematit , një nga një të kërkoj hallallëk (falje). Andaj për herë të parë do të duhet ti jep sevapet e tij personave që ua ka bërë gijbetin, pastaj nëse nuk i mjaftojnë sevapet do të duhet që ti ngarkojë vetes edhe gjunahet (mëkatet) e tyre. Kurse kjo do të jetë përfundim më i ashpër që do ta bëjë personin që ka bërë gijbet të falimentoj plotësisht në ditën e gjykimit!
Për tu mbrojtur nga përfundimi fatkeq i gijbetit, zgjidhja duhet të jetë e njëjtë tek të gjithë: Ka shpëtim për atq që kontrollon gjuhën!
Pregatiti:Ilaz Salihi
| |
|
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Ka shpëtim për atë që kontrollon gjuhën. Sat 9 Oct 2010 - 20:06 | |
| Allahu ju shperblefte per ket postim te mrekullueshem... |
|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Ka shpëtim për atë që kontrollon gjuhën. Sat 9 Oct 2010 - 20:26 | |
| | |
|
Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Re: Ka shpëtim për atë që kontrollon gjuhën. Sat 9 Oct 2010 - 21:10 | |
| ishte teme me te vertet shum e bukur,Allahu te shperbleft per mundin e harxhuar
| |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Ka shpëtim për atë që kontrollon gjuhën. | |
| |
|