Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajme Ditore]Irak: ISIS kontrollon pjesën më të madhe të provincës Anbar | |
- Pjesëtarët e organizatës terroriste ISIS, kanë marrë kontrollin e rreth 90 përqind të provincës së Irakut, Anbar, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Këshillit të provincës Anbar, Taha Abdulgani tha se ISIS-i ka marrë një pjesë të madhe të territorit në rajonin Ramadi në Anbar, si dhe në zona të tjera të kësaj krahine. Ai vuri në dukje se pjesëtarët e ISIS-it, kanë marrë 90 përqind të territorit të provincës Anbar. Abdulgani theksoi se ISIS më herët ka marrë kontrollin e ndërtesave qeveritare në pjesët Ramadi, ES-Silia, El-Bulevana, Es-Sirke dhe El-Verari. Kryetari i Parlamentit të Irakut, Salim al-Jabour më parë paralajmëroi se ISIS-i do të marrë kontrollin ndaj Ramadit.:
| |
|