Për shkak të thatësirës së madhe që e ka kapluar Katarin, populli i këtij vendi është tubuar dhe kanë falur namazin për shiun. Sipas lajmeve të agjencisë shtetërore të Katarit, Kuna, Ministria e Vakëfit dhe çështjeve fetare të këtij vendi ka organizuar bërjen e lutjes së shiut, në të cilën prezantuan edhe emiri i Katarit shejh Temim bin Hamad Al-Tani, babai i tij, ministrat, si dhe një numër i madh i banorëve.
Edhe pse ka filluar muaj nëntor, në Katar ende janë prezent temperaturat e larta mbi 30 gradë celsius, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se nuk priten reshjet e shiut në periudhë e ardhshme.