Pas konvertimit të tij në Islam, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe përkrahës i politikanit holandez Geert Wilders, i njohur si armik i Islamit, Arnoud Van Doorn, ka kryer haxhin
Shtetas i Holandës, Van Doorn, deri në vitin 2011 ka mbështetur liderin e partisë ekstreme të krahut të djathtë Geert Wilders. Për më tepër, në vitin 2008 ka ndihmuar në xhirimin e filmit dokumentar "Fitna", të cilin e kishte përgatitur Wilders, e i cili ka ngjallur reagime të forta në gjithë botën islame.
Megjithatë, botëkuptimi i Van Doornit ndryshoi në fillim të këtij viti, kur ai filloi përgatitjen e filmit të ri anti-Islam.
Gjatë studimeve, Van Doorn lexoi Kur'anin dhe u njoftua me thelbin e Islamit, pas të cilës ai u konvertua në Islam.